osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria ultimatum kompanive të guroreve: Afat deri më 31 dhjetor! Pranoni kalendarin e pyllëzimit, ose…! Kryebashkiakët të rrinë larg

Qeveria ultimatum kompanive të guroreve: Afat deri më 31 dhjetor! Pranoni kalendarin e pyllëzimit, ose…! Kryebashkiakët të rrinë larg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mbledhja e radhës do të jetë për t’i ‘tërhequr veshin’ kompanive të guroreve.

Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama i dha atyre afat të qartë, duke i paralajmëruar se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit sikurse parashikon edhe kontrata. në të kundërt, Rama u shpreh se atyre do t’i mbyllet aktiviteti e madje do të shkojnë edhe para ligjit, kush nuk është i gatshëm të rikuperojë.

Një paralajmërim Rama e pat edhe për kryebashkiakët, të cilëve i kërkoi të rrinë larg kësaj çështje.

“Së shpejti kemi dhe një të tretë, për guroret, shumë shpejtë do merremi. Se i dilni për zot kur ju thuhet se do mbyllen por nuk ka asnjë letër nga bashkitë në ministrinë e mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore, nuk ka mbjellë asnjë pemë, siç është marrëveshja.

Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi. Sa i përket guroreve, do ju lutesha shumë t’i qëndroni larg guroreve, shumë larg. këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet ndërsa ju si bashki duhet t’i qëndroni shumë larg kësaj pune sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe dhe shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen pa kthim dhe ta harrojnë që mund të përdorin punonjësit që i përdorin si skllevër si mish për top për protesta.

Duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës dhe për këtë kanë afat deri më 31 dhjetor. Do i thërrasim e do i tregojmë rast për rast ku i kanë problemet me ligjin. Nëse janë të gatshëm të rikuperojmë, ne nuk i bëhemi pengesë, kush nuk është i gatshëm, jo vetëm do e humbasë por do shkojë para ligjit”, tha Rama.