osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria shtyn afatin e vendimit për importi e makinat të përdorura: Ja kur hynë në fuqi!

Qeveria shtyn afatin e vendimit për importi e makinat të përdorura: Ja kur hynë në fuqi!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar ndryshimin e vendimit të Qeverisë në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit. Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat e përdorura është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

“Jam këtu përpara jush sot për t’ju komunikuar disa ndryshime të bëra gjatë mbledhjes së Qeverisë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018 “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”. Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një dëgjesë publike, me përfaqësues të grupeve të interesit. Ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha pretendimet e grupeve të interesit, duke vlerësuar dhe interesin primar për mbrojtjen e mjedisit nga shkarkimet e gazrave në ajër.

Po ashtu janë konsultuar praktikat më të mira europiane, që janë aktualisht në fuqi, për të bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje sa më optimale, e cila nga njëra anë do të siguronte kushtet e duhura për mbrojtjen e mjedisit dhe nga ana tjetër nuk do të cenonte aktivitetin ekonomik në këtë fushë. Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në: 1. Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. 2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018. 3. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.

Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson punën konsistente dhe serioze që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur në trajtimin e të gjithë problematikave që kërkojë bashkërendim institucional.”, tha Balluku.