osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin qeverisës: Mandati ynë për ta ngjitur vendin në shkallën më të lartë të zhvillimit! 5 shtyllat kryesore

Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin qeverisës: Mandati ynë për ta ngjitur vendin në shkallën më të lartë të zhvillimit! 5 shtyllat kryesore

Teksa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, mazhoranca ka publikuar që sot programin për 4 vitet në vijim. Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.

PS shpalos 5 shtyllat kryesore të programit që janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë. 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

“Mandati i tretë i kësaj mazhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit. Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet evropian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në nisje të prezantimi të programit.

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku pritet prezantimi i programit politik dhe përbërjes së kabinetit qeveritar “Rama 3”, e cila pritet të votohet në fund të seancës nga parlamenti.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Pasi mori përgjigjen nga SPAK dhe prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga ministrat nuk janë në hetim, Presidenti Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’ ditën e djeshme.

Me mandatimin e kryeministrit dhe dekretimin e qeverisë së re nga presidenti, Rama tashmë i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar Rama 3 ka marrë dekretime të mëparshme nga presidenti përveç Ulsi Manjës të zgjedhur Ministër i Drejtësisë, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

(Kliko ketu per te lexuar programin e Qeverise)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 18:35
Programi i ‘Rama 3’, brenda vitit 2022 objektiv legalizimi i çdo shtëpie që përmbush kushtet

Mazhoranca socialit ka një objektiv mjaft ambicioz për pak më shumë se 1 vit qeverisje në mandatin e ardhshëm. Në programin qeverisës kanë shpalosur synimin që të implementojnë reformën ligjore dhe institucionale të ndërmarrë përgjatë vitit 2020.

Qeveria parashikon përmbylljen e procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke u zotuar që brenda vitit 2022 asnjë banesë shqiptare që përmbush kushtet të mos mbetet pa u legalizuar.

Ora 15:21
Programi i Rama 3, takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë do të përfshijë edhe pakicat shqiptare në rajon

Konsolidimi i imazhit dhe rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare por edhe forcimi i bashkëpunimit mes shqiptarëve janë objektiva të shprehura qartë në programin qeverisës të Partisë Socialiste për mandatin e ardhshëm.

Sa i përket shqiptarëve në rajon në program thuhet se takimi i përvitshëm Shqipëri-Kosovë do të zgjerohet për të përfshirë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.

Përforcimi i Open Balkan theksohet gjithashtu në program.

Ora 14:57
Strehimi i çifteve të reja, programi ‘Rama 3’: 1 mln lekë mbështetje, zbutje të interesit të kredive për shtëpi! Ndërtohen 2000 mijë banesa sociale në vit
Në mandatin e tretë qeveria ‘Rama 3’ ka zgjeruar programin e saj për strehimin e çifteve të reja dhe programin e banesave sociale për familjet në nevojë. Programi parashikon për familjet e reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen në vit 2000 mijë banesa sociale nga 2022.

Programi i qeverisë ‘Rama 3’ për shtresat në nevojë dhe familjet e reja

-Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

– Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve.

– Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.

Ora 14:51
Programi ‘Rama 3’/ Deri në fund mandati rriten me 40% pagat e mësuesve, mjekëve e infermierëve! Pagat e punonjësve të administratës rriten me 30%
Në programin qeverisës të bërë publik nga mazhoranca për 4 vitet e ardhshme bëhet me dije se duke filluar nga korriku i vitit 2020 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për mësuesit, mjekët, inferemierët e punonjësit e administratës publike.

Rritja e pagave

● Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandat të tretë.

Share

Ora 14:49
Programi ‘Rama 3’: Në fund të pranverës 2022 s’do ketë gjurmë të tërmetit! Për 3 vite 60 miliardë lekë për rindërtimin, 12 mijë apartamente, 4500 shtëpi individuale
Në programin e qeverisë ‘Rama 3’, të cilin do ta prezantojë nesër në Kuvend, kryeministri Edi Rama një nga shtyllat është rindërtimi. Në fund të pranverës së vitt 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, thuhet në program.

“Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë akive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike”.

Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit do jenë finalizuar:

● 4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.
● 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë.
● 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.
● 28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022.
● Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.
Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.
Share

Ora 14:48
Risia në mandatin ‘Rama 3’, paketë falas çifteve që s’bëjnë dot fëmijë, ndihmë 10 mijë lekë për çerdhen e fëmijëve familjeve me të ardhura deri në 100 mijë lekë

Mandati i tretë i Qeverisë ‘Rama’ do të fokusohet edhe në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në programin qeverisës thuhet se prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit.

Për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj , qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj.

Ndërkohë do të krijohen dy programe të dedikuara për kujdesin e syve dhe atë oral. Kjo paketë do të jetë falas dhe do të shërbejë për fëmijët nga 6-15 vjeç.

Sakaq, brenda qershorit 2022 do të fillojë puna për ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Fëmijë. Kjo qendër me sipërfaqe rreth 4500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve si pjesë e Tirana Park Extention.

Ora 14:46
Lufta ndaj pandemisë, programi i qeverisë ‘Rama 3’: Brenda shkurtit 2022 e vaksinuar e gjithë popullsia mbi 16 vjeç
Lufta me pandeminë ishte një nga fokusit kryesore të qeverisë gjatë 2020, dhe duket se do të vijojë të jetë edhe në mandati e tretë qeverisë por këtë herë me vaksinimin e popullsisë si mënyrën e vetme për të mposhtur pandeminë e COVID-19. Në programin e ri qeverisëse për mandatin e tretë, sipas objektivit të qeverisë shkurtit 2022 do të jetë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatori 2021 të gjithë persona +60 vjeç do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave.

Pandemia goditi edhe sektorët ekonomik, ku qeveria parashikon një fond prej 50 mln euro për sektorin e turizmit në formën e instrumentet të garancisë.

Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë.

● Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

● Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

● Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për

ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë;

– 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese./ Shqiptarja.com