osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria po “bie” por… me 79 deputet: Grupi i PDIU drejt kampit socialist!

Qeveria po “bie” por… me 79 deputet: Grupi i PDIU drejt kampit socialist!

Partia Socialiste pritet që shumë shpejt të shkojë zyrtarisht në 78 deputetë. Një ditë më parë gazeta e bëri të ditur se Robert Bitri iu bashkua kampit rozë. Bitri u prezantua nga Taulant Balla në mbledhjen e grupit të PS dhe u është bërë e ditur deputetëve se tashmë ai do të jetë pjesë e socialistëve. Ndërkohë që shumë shpejt edhe tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet pritet t’i bashkohen zyrtarisht Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të gazetës, kanë nisur negociatat mes palëve dhe zyrtarizimi i tyre në kampin rozë është çështje ditësh. Ky duket se do të jetë një proces procedural, pasi 3 deputetët e PDIU kanë votuar të gjitha ligjet e PS.

Si deputetja Reme Lala, ashtu edhe deputetët Dritan Bici dhe Elena Duka Xhina në çdo dalje publike kanë mbështetur reformat e qeverisë, ndërsa edhe votat e tyre shkojnë për mazhorancën si në komisione parlamentare ashtu edhe në seancat plenare të Kuvendit, duke votuar gjithçka. Pra me këtë lëvizje PS shkon në 78 vota në sallë, nga74 deputetë që kishte zyrtarisht pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2017. Ndërkohë që po të marrim edhe votën pro që deputeti Tom Doshi i jep Partisë Socialiste, kjo parti shkon në 79 deputetë.

Ligjvënësi Doshi ka dalë deputet nga Partia Social Demokrate, por ai ka qenë pjesë e socialistëve, ndërkohë që edhe tani që është i PSD ai mbështet mazhorancën qeverisëse. Mirëpo, nuk ndalet me kaq. Përveç largimit të Bitrit, sipas burimeve të gazetës pritet që dhe disa deputetë të tjerë të LSI të largohen nga kjo forcë dhe të bashkohen më Partinë Socialiste, ashtu siç bënë një numër i madh këshilltarësh nga radhët e LSI, të cilët pas braktisjes u bashkuan me socialistët.

Bëhet fjalë për deputetët Vangjel Tavo, Nasip Naço, Lefter Koka, Agron Çela dhe Edmond Haxhinasto, të cilët qysh prej daljes së LSI në opozitë dhe faktimit të aleancës opozitare me Partinë Demokratike, nuk po i binden më Kryemadhit, duke lënë sinjale se do të largohen nga kjo parti. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Krizë në PDIU dhe përplasjet me Idrizin

Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim kohët e fundit është përfshirë nga një krizë. Të shumtë kanë qenë faktorët që çuan këtë parti në përplasje brenda radhëve të saj. Fillimisht, tatëpjetën ose goditjen kjo parti e mori gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ku kreu i saj, Shpëtim Idrizi nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Tiranë ku edhe garoi.

Kjo gjë nuk u kapërdi dot nga Idrizi dhe disa njerëz pranë tij, duke filluar dhe akuzuar mazhorancën socialiste se i vodhi dhe bleu votat, me qëllim lënien e kreut të çamëve jashtë tempullit të Parlamentit. Më pas, konflikti në radhët e PDIU kulmoi mes deputetëve, ku vlen të nënvizohet fakti se deputetët aktualë të partisë së Idrizit si Lala, Xhina dhe Bici, dolën kundër politikave regresive të kryetarit, sidomos ato në drejtim të mazhorancës qeverisëse.

Lala para ca kohësh deklaroi se distancohet nga Idrizi dhe se mbështet Partinë Socialiste, ndërsa deputeti Bici akuzoi hapur Idrizin, duke i kërkuar llogari, pasi prishja e koalicionit me Partinë Socialiste do të hidhte në rrugë shumë punonjës së administratës së shtetit që i përkasin PDIU. Ndërkohë që sherri në radhët e PDIU u thellua më tej kur Idrizi shkarkoi kreun e shoqatës “Çamëria”, z. Abaz Hado.

Rigels Seliman