Pas kërkesës drejtuar presidentit Matarella ka reaguar kreu i Forza Italia, Silvio Berluskoni për vendimin që do të marrë duke mos bllokuar formimin e qeverisë italiane, ku ka komunikuar se nuk do të vendos veto dhe do të votojë për besim.
Dy partitë kryesore Liga dhe 5 Yjet kanë biseduar më parë për formimin e qeverisë dhe kanë kërkuar 24 orë për të vendosur për krijimin e qeverisë.
Pas reagimit të Berluskonit partia Liga është shprehur se nuk do të thyejmë aleancën.
Kriza institucionale në Itali për mos formimin e qeverisë nisi pas bllokimit të Berluskonit dhe mos pranimit të Mateo Renzit dhe partisë së tij për të bashkëpunuar me lëvizjen 5 Yjet për qeverinë e re.