Teksa studentët e universiteteve publike protestojnë në Tiranë për mungesën e kushteve nëpër konvikte, qeveria ka miratuar sot me anë të një vendimi fazën e 3-të të rikonstruksionit të konvikteve.
Vendimi në fjalë është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.
VKM-ja përcakton qartë se projekti për rikonstruksion të konvikteve kap një vlerë prej 3 milionë euro.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.