Në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama mes shumë vendimeve janë miratuar edhe rekomandimet prioritare për prokurorin e Përgjithshëm në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2018
Qeveria ngarkon Ministrinë e Drejtësisë t’i përcjellë menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet prioritare si dhe t’ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të gjitha shkallëve, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se një muaj nga data e miratimit të këtij vendimi.
Gjithashtu ngarkohet Ministri i Drejtësisë të ndjekë në vazhdimësi, mënyrën e zbatimit të këtyre rekomandimeve, sipas legjislacionit në fuqi. Rekomandimet nuk janë detyruese, por këshilluese.