Autoritet kineze kanë detyruar besimtarët myslimanë të hanë mish derri dhe të konsumojnë alkool. Banorët në prefekturën autonome të Ili Kazah, treguan se ishin ftuar në darkën kineze të Vitit të Ri ku u shërbye mish derri dhe alkool.
Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në ‘kampet e ri-arsimimit’ ata që do të refuzonin të merrnin pjesë në këtë darkë, thuhet në një raport të Radio Azia e Lirë.
Fotografitë e publikuara më vonë treguan një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar, në prag të Vitit të Derrit.
Media britanike ‘Independent’ shkruan se njerëzit u detyruan gjithashtu të vendosnin zbukurime kineze të Vitit të Ri, si dhe fenerë të kuq jashtë shtëpive të tyre.