osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Qeveria ka blerë 6 helikopterë, mister mospërdorimi i tyre, KLSH nis auditimin për të gjitha tenderat e emergjencave

Qeveria ka blerë 6 helikopterë, mister mospërdorimi i tyre, KLSH nis auditimin për të gjitha tenderat e emergjencave

Zjarret të cilat prej disa ditësh kanë përfshirë vendin, mund të ishin vënë nën kontroll nëse do të kishte pasur ndërhyrje nga ajri. Dje është publikuar kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e 6 helikopterëve nga të cilët 2 për emergjencat civile.

Në kontratën që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë “Airbus Helicopter” për të blerë 6 helikopterë, e cila u miratua në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë 6 helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cougar ushtarak, ndërsa 2 të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile. Vlera e këtyre 6 mjeteve fluturuese që u pagua nga financat shqiptare, ishte 78.6 milionë euro.

Ajo që ngrihet si pyetje është se ku janë helikopterët, të cilët duhet që të përdoreshin në një moment të tillë, ku zjarret janë shtrirë në zonat malore të vendit dhe ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme? E në një kohë kur janë shpenzuar kaq shumë para, me të drejtë lind pyetja, përse nuk vihen në punë të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll dhe për të shuar flakët që kanë përfshirë disa zona të vendit?

Ndërkohë, nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave ka nisur auditimin për të gjitha tenderimet për emergjencat. Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me Emergjencat Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe ato të pushtetit vendor.

Me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të Emergjencave, kjo vjen edhe pas akuzave të shumta se punonjësve ju mungonin pajisjet bazë për të luftuar me zjarret.

Nisja e këtij kontrolli pati edhe një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile, pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu, i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.