osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Qeveria izolon Metën për dhënien e shtetësive, Bledi Çuçi udhëzim special për të ndalur qokat e presidentit, regjistër për çdo dekret

Qeveria izolon Metën për dhënien e shtetësive, Bledi Çuçi udhëzim special për të ndalur qokat e presidentit, regjistër për çdo dekret

Qeveria ka forcuar masat për dhënien e shtetësisë shqiptare. Pak muaj më parë shpërtheu një skandal, pasi Presidenti kishte dhënë qindra shtetësi në mënyrë të dyshimtë.

Me qindra shtetas kosovarë morën shtetësinë shqiptare pa plotësuar kushtet e nevojshme gjë që solli dhe nisjen e një hetimi nga Komisioni i Sigurisë. Mirëpo, në kuadër të ligjit të ri që u miratua nga Parlamenti, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka nxjerrë një udhëzim, për të përcaktuar me detaje të gjitha procedurat që ndiqen për dhënien e shtetësive.

Një ish-futbollist që mori shtetësi rezultonte nën hetim, ndërkohë me udhëzimin e ri, të gjithë do kalojnë në skaner. Pra qeveria duket se i ka mbyllur derën presidentit për të bërë qoka me shtetësitë. “Kërkesa i drejtohet Presidentit të Republikës dhe duhet të përmbajë: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, adresën e përhershme, atë të përkohshme, adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij.

Në përmbajtje të kësaj kërkese duhet të parashtrohen qartazi arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare, periudha e ardhjes në Shqipëri, profesioni i ushtruar në shtetin e huaj dhe në Shqipëri. Aplikanti duhet të sqarojë në mënyrë të hollësishme, duke përshkruar gjithë veprimtarinë e jetës së tij. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër, firmë dhe datë nga aplikuesi”, thuhet në udhëzim.

Në udhëzim jepen mënyrat e aplikimit për të gjitha rastet e marrjes së shtetësisë (në origjinë, natyralizim, martesë, etj). Ndërkohë për të gjitha raste duhet të jetë një verifikim rigoroz nga autoritete. Vetë presidenti të gjitha shtetësitë e veçanta që jepte dyshohet se kanë kaluar pa verifikime.

“Mendimi me shkrim i formuluar nga komisariati i policisë vendore ku aplikuesi ka banimin. Ky dokument duhet të përmbajë gjeneralitetet e aplikuesit, adresën e saktë të vendbanimit. Mendimi duhet të sqarojë sjelljen e aplikuesit gjatë kohës së tij në Shqipëri, precedentin e tij penal (nëse ka)”, thuhet në dokument.

Regjistri i dekreteve

Presidenti Meta dha me qindra shtetësi vitin që lamë pas, por që dhe vetë ai apo autoritetet nuk ishin shumë të qarta për numrin. Për këtë arsye, në udhëzimin firmosur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është vendosur që të ngrihet një regjistër i veçantë me të gjitha dekretet që firmos presidenti. “Dekretet për fitimin, rifitimin dhe lënien e shtetësisë shqiptare regjistrohen në një regjistër të veçantë për qëllime statistikore. Regjistri administrohet nga struktura përkatëse që trajton çështjet e shtetësisë.

Për qëllim të njohjes dhe të vijimit të procedurave për regjistrim/çregjistrim pranë zyrave të gjendjes civile, në këtë regjistër ka akses edhe zyra përkatëse në Drejtorinë e Gjendjes Civile. Zyra përkatëse ka akses me ketë regjistër, duke pasur statusin e njohjes. Regjistri duhet të përmbajë: numër dhe datë dekreti; emër, atësi dhe mbiemër të personit; për rastet e fitimit, shtetësinë e aplikuesit.

Të gjitha dekretet duhet të regjistrohen në regjistër nga struktura përgjegjëse, jo më vonë se 15 ditë pas ardhjes në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në udhëzimin e MB. Pra duket qartë se tashmë çdo shtetësi që do të jepet do kalojë në të gjitha filtrat dhe nuk do të jetë vetëm presidenti ai që do të firmosë. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur para zgjedhjeve kreu i shtetit ka shtuar qokat me dekorata e shtetësi.