osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria furtunë shkarkimesh në burgje dhe ZVRPP, 3 punonjës janë referuar në prokurori, 23 kanë marrë gjoba

Qeveria furtunë shkarkimesh në burgje dhe ZVRPP, 3 punonjës janë referuar në prokurori, 23 kanë marrë gjoba

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar ditën e djeshme rezultatet e punës javore të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Përmes një deklarate për mediat, Gjonaj deklaroi se gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në burgun e Burrelit. Sipas saj, në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë.

“Në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Kështu janë referuar në prokurori për ndjekje penale, 3 punonjës të administratës pranë IEVP-së, Burrel, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar marrje masash administrative ndaj 23 punonjësve, të IEVP-ve të ndryshme dhe vetë stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ashtu siç pasqyrohet qartësisht edhe nga rezultatet e mësipërme, koordinimi i institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit ka ardhur duke u rritur në mënyrë të ndjeshme dhe tashmë po finalizohet me arrestimin e një numri të madh personash të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Gjonaj bëri me dije se në kuadër të hetimeve, sipas saj, janë konstatuar shkelje në ZVRPP e Durrësit. “Task Forca Antikorrupsion e ka vijuar aktivitetin me inspektime direkte dhe njëkohësisht duke vlerësuar me seriozitetin maksimal çdo ankesë apo denoncim që ka ardhur në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al nga qytetarët, sikurse edhe denoncimet e bëra nga mediat. Task Forca ka kryer inspektim në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme.

Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.