osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria e Albinit po restauron shtëpinë e kriminelit Xhaferr Deva, ambasada shqiptare hesht, shqetësohet ambasadori gjerman

Qeveria e Albinit po restauron shtëpinë e kriminelit Xhaferr Deva, ambasada shqiptare hesht, shqetësohet ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Tëitter, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta lidhur me Holokaustin.

“Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Më 2 shkurt, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës.

“Gjatë ditës së djeshme filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, u tha në njoftimin e MKRS-së.

Projekti është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti.

Kush ishte Xhafer Deva

Nё vitin 1944, Xhafer Deva ishte emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё e Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai e kishte ngarkuar një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që të krijonte divizionin SS “Skanderbeg”, që sipas disa historianëve, i kontribuoi fuqishëm kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.

Xhaferr Deva ishte bashkëpuntori i fashizmit dhe iniciatori i krijmit të divizionit SS Skanderbedhe dhe autori i masakrës së 4 Shkurtit ku ky kriminel ekzekutoi 84 djeme vajza Tiranse dhe plagosën e keqtrajtuan 500 qytetarë të pafajshëm.

Nga ana tjetër, mbështetësit kosova të aktivitetit të Xhafer Devës e lidhin rolin e tij kryesisht me formimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Xhafer Deva konsiderohet nga këta si themelues dhe kryetar i shquar i këtij formacioni ushtarak e qeverisës në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë duke u bashkuat me nazistët si fuqia pushtuese e botës që pati një fund të tmerrshëm nga koalicioni i çlirimtarve BRSS, SHBA dhe Britania e Madhe

Pavarësisht të dyja anëve, qëndrimet e të cilave tashmë diheshin, shtëpia e Devës është konsideruar monument i veçantë nga Kosova, që tash e disa vite që planifikon restaurimin e atij objekti. Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”.

Projekti i hartuar nga “CHëB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja.

Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.

Kjo është fyese për gjithë shqiptarët dhe është e pafalshme heshtja e ambasadorit shqiptarë.