Nga Ola Xama
Edhe njehere: Biznesi i vogel do te tatohet duke i mbajtur tatim pronarit qe e realizon si te ardhur personale nga aktiviteti i biznesit.
Neni 13 thote:
Te ardhurat nga biznesi perbehen nga te ardhurat e biznesit te cfaredo lloji, duke perfshire personat fizike tregtare te vetepunesuar, furnizuesit e sherbimeve, qiradhenien, apo tjetersimin e aseteve te biznesit apo prodhimit bujqesor e blegtoral.
Neni 14 i projektligjit percakton se deri ne cfare mase do t’i njohe shpenzim per efekt tatimi ne baze te llojit te aktivitetit ekonomik.
Nga pikepamja e barres fiskale kjo eshte me keq edhe se taksa qe kjo kategori paguante dikur. Tatimi jo vetem mbahet ne shkalle me te larte por dhe masa e shpenzimeve qe zbriten per efekt tatimi kufizohet. Ne shume raste bizneset mund te dalin me humbje ose barazim ne raportin te ardhura/shpenzime dhe nuk do te paguanin tatim fitim. Me draftin qe po punohet, pronarit te biznesit i konsiderohet se ka te ardhur nje pjese te xhiros vjetore dhe i vendoset tatim 13, 23 dhe 28%.
Askush nuk eshte djallezor dhe nuk insiston ne ate qe ka thene gabim pasi nuk ka asnje gabim. Meqenese qeveria e ka vullnetin te mos taksoje biznesin e vogel, duhet te heqe keto nene nga drafti sepse keshtu i bie jo “Ush gomar” por “Gomar Ush”.
Pra nuk te taksoj fitimin qe merr si korporate por te ardhurat qe merr nga biznesi si individ. Nuk t’i marr nga xhepi i majte, por nga i djathti…
Projektligji ne teresi eshte nje nisem qe duhet pergezuar, te cilen FMN e ka rekomanduar dhe punuar qe ne 2015-n per te shtrire progresivitetin ne te gjithe shkallet.
Por me kete carje qe i eshte bere sistemit tatimor, nuk ka Fond qe e ndreq pa rregulluar perjashtimet e bera. Keshtuqe ekzekutivi ka dy zgjedhje : ose te terheqe premtimet e bera, ose te rregulloje sistemin. Te dyja bashke nuk behen dot!
Dhe e fundit:
Taksa korporative per biznesin e vogel ne draft parashikohej te rikthehej ne vitin 2026 dhe jo ne 2029.
Neni i fundit qe eshte publikuar nga KM eshte logjikisht i pakuptueshem.
Dhe nese do te vini re dicka te neni me poshte: tatimi i fitimit 5% per bizneset automotive qe kane sjelle investime ne Shqiperi dhe per sektorin bujqesor, ne vitin 2025, do te rikthehet 15%.
Perjashtim per takse zero bejne vetem strukturat akomoduese te agroturizmit dhe hotelet “Brand” te investitoreve strategjike.
(Me poshte foto e nenit nga drafti i dakordesuar me FMN, ajo qe ka nenin 70, dhe jo ajo me nenin 69 qe ka nxjerre KM)