osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria distancohet ndaj ish-zv/ministres Romina Voda: Për tu punësuar nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut

Qeveria distancohet ndaj ish-zv/ministres Romina Voda: Për tu punësuar nuk nevojitet partia apo arkat e peshkut

Qeveria veç distancimit të ish-zyrtarëve të saj që janë përfshirë në aferat korruptive ka nisur edhe sulmet ndaj tyre.

Rasti më i fundit është reagimi i zv/ministres së Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatore e projektit të punësimeve të të rinjve përmjet platformës “Gati për Shqipërinë”.

Ajo u shpreh se takimet e zhvilluara online tregojnë se për punësimet në Shqipëri nuk ka nevojë as për partinë dhe as për arkat e peshkut.

Muzhaqi, bërë publike dhe ecurinë e deritanishme të nismës qeveritare “Gati për Shqipërinë”. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se deri më tani, kësaj nisme i janë përgjigjur qindra të rinj të shkolluar si brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimi sipas Muzhaqit është një transformim i administratës shtetërore dhe rritja e nivelit të saj, si në aspektin e vlerave njerëzore, por edhe arsimore.

“Jemi këtu Gati për Shqipërinë, janë ftuar të rinjtë për të ngjitur në majën Shqipërinë që i takon. Kemi nevojë për të rinj të shkolluar dhe patriotë. Këtë nisëm e kthyem në një program konkret, unë e koordinoj këtë program në të gjitha nivelet.

Unë jam kthyer nga jashtë për të kontribuar në vendin tim. Jam e lumtur që po i hapim dyert të rinjve që duan të kthehen. Ka pasur shumë interes nga të rinjtë e të rejat. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet maksimalisht.

Kolegët e AKSHI-t ka bërë një punë të paparë për ndërtimin e një aplikacion. Gati për Shqipërinë.al është platforma e re.Dua të theksoj se kemi pasur mijëra aplikime, në shkenca politike, mjekësi, shkenca sociale, bujqësi, turizëm etj.

51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa 49% janë brenda Shqipërisë. Kemi zhvilluar 18 sesione online për këtë platformë.Mandati i tretë do të jetë momenti i një hopi të madh në këtë drejtim. Ky program është një nga mjetet në shërbim të kësaj iniciative”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi tregoi raste konkrete të “Nismës”. Sipas saj, një mjeke shqiptare në Norvegji, do të rikthehet në vend për të dhënë kontributin e saj në QSUT. Ndërsa shtoi, se të njëjtën linjë kanë zgjedhur dhe dy pilotë shqiptarë në Gjermani që së shpejti do të jenë pjesë e linjës ajrore “Air Albania”.

“Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT.

Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri.

Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.