Nga Kimete Berisha
– Ramushi e ka ndryshuar taktikën.
Po e deh Albin Kurtin me raki, për ta provuar: a thua çka thotë ky mashtrues kur ‘pihet’.
Përndryshe, Albin Kurti duket si mashkull që pi veç tambël të nxehtë me tas, në pizhama të mëndafshit!
– Në një tabaka, plot gota me raki, pinin shqiptarët si turqit, pas darke.
Turqit e quajnë rakinë ‘qumësht i luanit’…
Se, rakija ka qenë pije kombëtare turke, derisa Erdogani tha se jo valla ajrani është pije nacionale e Turqisë.
Ëhë. Se s’e dimë ne…
– Vjosa preferon bozë, si dikur osmanlinjtë, se boza sado-kudo t’flladitë!
– E ne të lagjes Tavnik, e kemi preferuar shurupin e trëndafilëve, prandaj na ka mbetur njëfarë hijeshie në vetvete.
Trëndafili edhe kur venitet – venitet bukur.
– Pasi piu raki në orar të punës, Albin Kurti hypi në ballkonin e Kryeministrisë dhe iu përgjigj ambasadorit amerikan në Beograd – Hillit dhe n’atë harxh edhe krejt planetit.
I porositi amerkanët dhe evropianët të mos frikësohen që e kanë bombarduar Serbinë.
-Po pse e pi rakinë pa meze!
Christopher Hill i porositi serbët që kurrë mos ta harrojnë atë ditë (se logjikisht, historia që harrohet – mund t’u përsëritet)…
– Sulmet e NATO-s kundër Serbisë Albin Kurti i lidhi me ditëlindjen e tij, kjo është koincidencë historike, sipas tij…por pastaj doli Vojislav Koshtunica dhe tha se më 24 mars edhe ai e ka ditëlindjen, si për inat të simbolikës së Albin Kurtit!
Por, bombardimet kanë ndodhur edhe hatri i Ilir Metës, i cili e ndan shenjën e horoskopit (dash) së bashku me Albinin dhe Koshtunicës…
– Edhe Presidentja e sulmoi Hillin, nëpërmjet këshilltares së saj.
Pse oj teze!
Nuk ka ndodhur asgjë e re!
Biden me 2016 i ka shprehur Serbisë keqardhje për bombardimet e NATO-s.
– Presidentja tha se s’mund të ketë paqe me Serbinë, pa drejtësi për krimet që ka bërë në Kosovë.
E kush po të ndal të inicosh drejtësinë!
Qe 20-të vite ke folur me fjalë të Serbisë, për ‘krimet’ e fabrikuara që iu mveshën shqiptarëve…
Hashim Thaçiin s’e ke lëshuar kurrë nga goja për të keq!
Tash të ra në mend që Serbia ka faj. Derisa u bëre presidente, për ty Hashim Thaçi kishte ‘faj’!
– Albulena Haxhiut i binin balluket në sy si Regjepagiqit derisa tregonte se si Kushtetuesja është kundër ‘saj’.
Kjo s’di ta stabilizojë dhe t’u jap drejtim shishkave të veta… E paska kujtuar me ju hy kamxhik prokurorëve, me pyet Albulenën se çka është e drejtë e çka jo!
– E, a është e drejtë që ti, pa asnjë ditë përvojë pune të bëhesh ministrese!
Kush je ti?
A je e zonja të tregosh veç një punë që e ke bërë në jetën tënde!
– Ti ke kompetenca të japësh nasihat vetëm për të keq: na trego ti se se si mund të bëhesh ministreshë e drejtësisë, pasi që të kesh plotësuar kriterin kryesor: t’i sulmosh Institucionet për t’i udhëhequr pastaj!
Përveç krimeve të tjera, edhe rrymën e keni shtrenjtuar për shqiptarët.
Por serbëve ua paguani rrymën me paret tona.
Qeveri e shëmtuar antishqiptare.
P.S. Petalet e kajsisë e kishin mbushur oborrin.
Dukeshin bukur sikur kishin rënë për qejf.
Rrugët ishin zbrazur.
Vinte era bukë.
Të gjithë nxitonin…të mbërrinin në shtëpi për iftar.
Në rrugën nuk mbeti pikë dashurie.
Thuajse askush në këtë natë s’ka mbetur i vetmuar.
Mua më thanë: provo të jesh e lumtur – por unë nuk ndjeja nevojë.