Që në ditën e parë të hyrjes së tij në “Big Brother VIP”, Qetsori u konsiderua si një lojtarë i fortë dhe pretendent për fitore duke ditur edhe eksperiencën e tij me këtë program.
Ai hyri me ide të qarta dhe u pozicionua pranë Oltës si fizikisht ashtu edhe në lojë. Por gjatë një bisede së fundmi me Luizin dhe Armaldon fjalët e tij kanë habitur publikun. Shiko videon më poshtë.
“Olta ka dash të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin proçese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shoh, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askën unë këtu nga ju. As nga të mijët, as nga ju. Fare”, ishin fjalët e Qetsorit.
Olta është shprehur se do arrijë majën, ndërkohë që ata merren me të. Por Qetsori i ka thënë se ‘majat’ e saj janë të ulëta.
Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.
Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.
Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.
Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.