Si çdo vit me rastin e festës së Pavarsisë, Federata Shqiptare e Futbollit organizon aktivitetin “Kupa Pavarsia”.
Edhe për këtë vit ky aktivitet do të zhvillohet në qytetin e Korçës ku do të marrin pjesë skuadra e Skënderbeut, Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia dhe 2 Korriku nga Prishtina.
Por, në njoftimin e saj FSHF-ja ka bërë një gafë të rëndë duke theksuar “se për të dytin vit rradhazi ka zgjedhur qytetin verilindior për të zhvilluar këtë aktivitet”.
Siç duket kaosi që ka përfshirë këtë Institucion ka bërë që Korçën të bwjw pjesë të veriut.
“Kupa “Pavaresia 2018″, do te zhvillohet ne qytetin e Korces.
Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e ketij turneu mbarekombetar, per te dytin vit rradhazi ka zgjedhur qytetin verilindior per te zhvilluar kete aktivitet.
Pjesemarres do te jene kater skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skenderbeu i Korces. Shorti gjysemfinal do te hidhet me date 27 nentor.
Ndeshjet do te luhen me date 28 nentor ne aneksin dhe stadiumin Skenderbeu”. Aktiviteti fillon ne oren 11.00”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.