Albana Vokshi ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit është më e madhja që opozita ka realizuar ndonjëherë natyrisht në maket se në realitet ishte më e vogl që ka ornganizuar kjo turmë pa identitet politik.
Sipas saj, në protestë u vërtetua që qytetarët e mbështesin opozitën e bashkuar, por edhe aksionin e saj, me protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.
“Protesta ka vërtetuar që opozita është në këmbë, që është më e fortë, që opozita e bashkuar është e mirëpritur, sepse qytetarët dolën për mesazhin e bashkimit të opozitës, por edhe frontit të opozitës dhe kanë përshëndetur dhe mbështetur dhe aksionin opozitar si brenda dhe jashtë parlamentit, në rrugën e shpresës”, tha Albana Vokshi.
Sipas saj, kjo protestë ishte një përgjigje për Lulzim Bashën, i cili tha më herët se Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk mbushin dot një rrugicë dhe jo më një shesh.
Për Vokshin, protesta e pardjeshme “ia përplasi në fytyrë” që e kishte gabim, ndërkohë që thotë se Basha bashkëpunon hapur me kryeministrin Edi Rama, nëpërmjet Taulant Ballës.
Madje, ajo thotë se ka edhe prova për këtë, duke sjellë edhe disa mesazhe që për Vokshin janë fakte se si ai merr urdhra nga ministri i Brendshëm, Balla.
“Ia treguam Bashës dhe Ramës që jo vetëm mbushim rrugicën, por edhe Bulevardin plot e përlot. Të thuash që s’je bashkuar se s’ka ardhur Basha, të kesh 50 deputet dhe Basha të ketë 7, që s’po bëjnë as opozitën, se çfarë zgjedh Basha që s’po bën opozitë.
Është në marrëveshje direkte me Bashën nëpërmjet Ballës dhe urdhrat i merr nga Balla, i kemi të faktuara dhe mesazhet që sjell Balla “prisni mos e hidhni në votim se po vjen Basha”, apo ka dalë edhe mesazhi që i ka thënë Bashës “hajdeni””, deklaroi Vokshi.