Sali Berisha ka treguar në “Zonë e Lirë” arsyen e largimit të kryeministrit Edi Rama nga kandidimi në Durrës.
“Iku nga Durrësi se mori vesh që do shkonte Basha. Shkoi në Vlorë. Iku nga Durrësi se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër. I thanë je i pashpresë.
Ai nuk di ku të fusë kokën tani. Ai ka vetëm si qëllim të dalë si deputet sepse ka frikë se pas zgjedhjeve do ta procedojnë për 3 ose më shumë akuza. Ndaj ai kërkon vetëm të dalë deputet” – tha Berisha në Zonë e Lirë.