Deputeti i LSI-së për Qarkun Dibër, Perparim Spahiu ka ironizuar deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili u shpreh se vjedhja e votave ka qenë e pandikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Spahiu me anë të një statusi në Facebook shkruan se ai jo vetëm që paguhet goxha mirë, por kap edhe ndonjë gotë verë apo darkë nga qeveria.
Reagimi i Spahiut:
“Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.
Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga Qeveria, për ato që thotë.
Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-s që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat.
Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasi në menyrë të tillë.
Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim”,shkruan Perparim Spahiu.
Ndersa Rimi ka harruar se si u bë deputet me parat e nxjera nga skllevrit e minierave te Bulqizës dhe thasë mielli shans që nuk i vjenë më në dorë sepse LSI është thjeshtë një specie në zhdukje.