Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë detaje nga takimi me përfaqësuesit e lartë të OSBE në Vjenë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ka ndarë më përfaqësuesit e OSBE-së shqetësimin për krizën politike në vend dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës.
“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.”, shrkuan Basha.
Kryeopozitari Lulzim Basha ka shkuar në Vienë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun dhe kreun e PAA-së, Agron Dukën. Të gjithë kanë zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së.
Disa ditë më parë Basha lajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë njësoj si më parë, me protesta dhe denoncime. Ndërsa Kryemadhi mblodhi strukturat e LSI-së ku dhe bëri lajmërimin se po përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit.