osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qëndrimi antiamerikan Meta-Berisha: Skenar për revolta në Kosovë për kufijtë duke “ndërsyer”Albin Kurtin

Qëndrimi antiamerikan Meta-Berisha: Skenar për revolta në Kosovë  për kufijtë duke “ndërsyer”Albin Kurtin

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë vulosur dje qëndrimin e tyre antiamerikan. Prej ditësh ata janë rreshtuar kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, ndërkohë dje kanë dhënë sinjale se situata mund të shkojë deri te revoltat. Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë pritur dje në takime të ndryshme kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Berisha dihet për qëndrimit ndaj Kurtit, pasi mes tyre ka pasur një armiqësi të madhe. Por ish-kryeministri i ka kapërdirë akuzat dhe është ulur në një tryezë me kreun e Vetëvendosjes për të ndalur ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Pas takimit me Berishën, Kurti ka shkuar te Ilir Meta, me të cilin ka ngrënë dhe një drekë, fokusi i të cilës ka qenë po bllokimi i idesë së Thaçit për rishikimin e kufijve. Por takimet e tyre kanë rritur dyshimet se Meta e Berisha janë duke u përgatitur për skenarë dhune pasi Lëvizja Vetëvendosje njihet për qëndrimin e saj radikal. Duket se të dy po përdorin Albin Kurtin që të destabilizohet politika kosovare me qëllim që ndërkombëtarët të tërhiqen nga ideja e rishikimit të kufirit. Por ky takim vulos dhe qëndrimin e tyre antiamerikan, pasi Albin Kurti njihet si “armik” i SHBA.

Takimi i Berishës me Kurtin

Ish-kryeministri Berisha dhe Albin Kurti dhanë nga një prononcim për mediat pas takimit. Berisha ripërsëriti dhe një herë se është kundër idesë për korrigjim kufijsh. “Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia dolën të shndërrojnë çështjen e integriteti territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror.

Çdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t’i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam pasur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem pasur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial”, tha Berisha.

Ai deklaroi më tej se do të dalë në mbështetje të opozitës së Kosovës që të mos ketë asnjë zbatim të ideve të Thaçit. Sipas tij, kjo ide është një nga aktet më destabilizuese të rajonit. “Unë mbështes plotësisht qëndrimin e opozitës së Kosovës, shumë i drejtë, dhe ky qëndrim në vlerësimin tim i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në tërësi. Nuk ka minoritet në Europë që të ketë të drejtat që kanë sot serbët në Kosovë, përveç të drejtave të serbëve. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë gjë në Kosovë.

Të gjitha i ka për projektin e Serbisë së Madhe, i ka për bandat e trafikantëve të drogës, të armëve, që e kana shndërruar Mitrovicën e Veriut njësoj si disa zona të pushtuara nga rusët me Moldavinë dhe zona të tjera por kjo është histori tjetër. Historia me banda është histori që duhet të merret ligji me të”, tha ai.

Kliti Topalli