Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje. Ai foli për dialogun Kosovë-Serbi, ku u shpreh se pasi Serbia të ketë njohur Kosovën, duhet të ketë bashkim të shqiptarëve.
“Kam idenë dhe qasjen time. Qëllimi është i njëjtën. Serbia duhet të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën. në fund të procesit shqiptarët duhet të bashkohen, por edhe Albini sigurisht do të njëjtën gjë.
Rrugën se si shkohet atje e mendojmë ndryshe, por kryeministri i Kosovës është Albini dhe i takon atij të vendosë. Mbase e ka edhe ai mirë dhe jam unë i gabuar.
Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Takimet tona kanë energji shumë të mirë, por në qasjen e Serbisë kemi mendime të ndryshme”, tha Rama në “Opinion”.