Nëse Meta e Berisha e përmbushin planin e tyre për të çuar vendin në mosbindje civile, atëherë vihen në rrezik reforma në drejtësi e bashkë me të dhe integrimi i vendit. PD ka dalë me një paketë ku kërkon zhbërjen e të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi që nuk janë miratuar me konsensus. Por qëllimi i saj kryesor është që të largohen komisionerët e vetingut dhe të zgjidhen anëtarë të rinj për në KLGJ e KLP nga shoqëria civile dhe nga avokatët.
Por nëse ndodh kjo atëherë vihet në rrezik hapja e negociatave. Brukseli ka kërkuar që të zbatohet reforma në drejtësi, të ngrihen organet e reja dhe të luftohet korrupsioni në nivele të larta. Por nëse rishikohen ligjet e reformës asgjë nga këto nuk do ndodhë dhe në këtë mënyrë sërish negociatat nuk do hapen.
Si duket qëllimi fshehur i opozitës është pikërisht bllokimi i negociatave. Qershorin që lamë pas PD nuk la asnjë të huaj pa takuar dhe pa i kërkuar që të votojë kundër hapjes së negociatave. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do ndodhë në vjeshtë. Basha deri më tani ka dhënë sinjale se nuk është për protesta të dhunshme, por LSI dhe Berisha po ushtrojnë presion të fortë ndaj tij përmes mediave pranë tyre.