Disa portale kanë publikuar sot një listë me emra prokurorësh, për të cilët mund të priten fletë arresti.
Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht shkruajnë seprokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj pritet të presë së shpjeti fletëarreste për disa prokurorë.
I pari në listë është ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin prej muajsh kanë nisur hetimet.
“Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”, theksoi dhe paralajmëroi Donald Lu.
Ndërkohë 7 prokurorë janë larguar nga sistemi i drejtësisë si rezultat i Vettingut, të cilët mund të jenë edhe pjesë e ndjekjes penale, sipas zërave, mes të cilëve Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme (shkarkuar), Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, (shkarkuar), Arben Nela, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës (shkarkuar).