Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një veprim të befasishëm vetëm një ditë para takimit të bujshëm në Bruksel mes Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, ku pritet të flitet për çështjet e nxehta mes dy vendeve.
Putin ka nënshkruar sot dekretin për ta dekoruar me urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit presidentin Vuçiç, bënë të ditur faqja zyrtare e Kremlinit, njofton Tanjug.
“Aleksandar Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet ndër të tjera në këtë faqe.
Vlen të theksohet se kjo dekoratë ndaj presidentit serb ka ardhur vetëm një ditë para se në Bruksel të bëhet takimi mes dy presidentëve, atij të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.