Para disa netësh vajza e balerinit dhe konkurrentit të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri, i bëri një vizitë surprizë të atit brenda në shtëpi.
Gjatë takimit, një xhest i balerinit, që sigurisht është pa të keq dhe nuk ka konotacionin që i mori jashtë shtëpisë ka ndezur një debat të madh.
Shaqiri puthi disa herë në buzë vajzën, krejt pa të keq sikurse ndodh midis disa prindërve dhe fëmijëve të tyre.
Por aktivistja Brizida Gjikondi e analizon fenomenin si shumë të gabuar, madje sipas saj të neveritshëm, pasi buzët janë zonë erogjene dhe ndikojnë në keqformimin psikologjik të fëmijëve.
Statusi i Gjikondit:
Të bëhet nje fushate sensibilizuese, duke ndaluar prinderit te puthin femijet e tyre ne buze.
E neveritshme.
Buzët shkencërisht njihen si zonë erogjene ku perqendrimi dhe struktura e venave te gjakut dhe muskujve te imet, prekjen e tyre e shndron ne stimulim seksual dhe sensual, tejet intim dhe personal per njeriun.
Ai si gjest eshte paradhoma e inçestit qe ndodh shpesh brenda mureve te shtepise.
Femija nuk eshte prone, trupi dhe buzet nuk jane te prindit.
Neveri.
Jane shtuar “prindrit moderne shqiptare” qe puthin femijet e tyre ne buzë.
Te peshtire.
Eshte nga gjestet më të shemtuara per mua. Por qe flet shume per degradimin dhe keq’formimin e tyre psiqik.