Një 37-vjeçar nga Kosova ka mbetur i lënduar pas një konflikt fizik me dy punonjës të një pike karburanti në qytetin e Lezhës.
Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.
Konflikti ndodhi në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku pas një debati të çastit për motive të dobëta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, qëlluan njëri tjetrin me sende të forta.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.