Një pushues nga Gjermania ka gjetur vdekjen në vendin tonë.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në një kompleks turistik në Golem.
Shkaqet e vdekjes janë natyrale.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në Gjermani.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.