osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pushteti të tjetërson dhe sigurisht që është prova më e madhe për njeriun

Pushteti të tjetërson dhe sigurisht që është prova më e madhe për njeriun

Nga Romeo Kara

Pushteti të tjeterson dhe sigurisht qe eshte prova me e madhe per njeriun.

Pushteti per shume njerez, qe e kane provuar ate, ngelet adrenalina me e fuqishme, rruga me e shpejte per pasurim dhe çelesi qe kap te gjitha dyert.

Pushteti, për ata qe kane vene pasuri duke abuzuar me pushtetin, mbetet e vetmja garanci, për te ruajtur pasurine e vjedhur.

Cdokush qe ka patur pushtet, dhe ka abuzuar me te, duke perdorur sidomos si arme pabesine, nuk mund te kete nje terheqje vullnetare nga pushteti, dhe te pushoje i qete, nen besen e atyre qe vete ai i ka ngrene ne bese.

Prandaj lufta e pushtetarit abuzues, për te mbajtur pushtetin, me ate te ish pushtetarit abuzues per te riardhur ne pushtet, eshte lufta me e paskrupullt politike, ku kurre e mira nuk fiton, dhe vetem e keqja riciklohet dhe forcohet.

Tjetersimi qe te ben pushteti eshte i padiskutueshem, derisa edhe Berishen e 2018 e ka bere armik ne parime me Berishen e 1990.
Atehere ai Berisha tjeter, me ka thene dhjetera here: cka ben jodhuna nuk e ben dhuna.

Parimi i tij gandist, ishte i vetmi te cilin une vleresoja, pasi ai nenkuptonte me pjekuri, pertej fitores me dhune te momentit, paqen e nevojshme sociale te pasfitores, e cila nuk mund te vinte kurrsesi me dhune.

Sot ky Berisha tjeter, gdhihet e ngryset me dhune në goje, sa edhe fjalet i ngjasojne me kamzhikun, plumbin apo zjarrin.

Sot ky Berishe nuk e kupton me veten, pa freret e pushtetit ne duart e tij, dhe eshte gati te djege cdo gje, vetem pushtet jashte kontrollit te tij te mos kete.

Historia eshte mesuese e hidhur, por edhe e mencur, kur lexohet dhe kuptohet si duhet.

Njerezit qe hipin ne pushtet, duhet t’a marrin parasysh edhe periudhen e zbritjes apo renies nga kali i pushtetit, kur për abuzuesit patjeter qe eshte nje periudhe makthi.

Makthi i dhenies llogari, e ka kapur për fyti dashnorin e pushtetit Sali, dhe nuk e le te nxjerre nga goja fjale tjeter pervec fjales dhune.

Ia di mire hallin ketij Berishes se dyte, apo me mire nje pjese te hallit te tij, por qe mjafton ajo qe une di, kam pare, lexuar dhe kallezuar, per t’a kalbur ne burg ate dhe bashkepunetoret e tij, konfiskuar gjithe pasurine e tyre, dhe shenuar emrat e tyre ne librin e turpshem te historise.

Dhune pa te drejten nuk ka dhe nuk do tolerohet, pavaresisht se Saliu mendon se te drejte jashte interesit te tij nuk ka.

E vetmja dhune qe duhet dhe patjeter do ushtrohet mbi te gjithe politikanet e sojit Berisha, pavaresisht se ne cfare partie jane, do te jete dhuna e ligjit, dhuna e te shtypurit ndaj shtypesve, dhuna e te drejtit ndaj te padrejtit.

I gjithe misteri qendron nese kete dhune per drejtesi do t’a ushtrojne institucionet apo populli, ndersa sigurisht qe makthi i Berishes do te behet realitet.

Pa nje denim shembullor te tij, Shqiperia nuk mund te ringrihet.

Sfida me e madhe e drejtesise, eshte denimi i tij.