osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Punonjësi i IKMT Altin Çeta saboton projektin e Rakip Sulit në Kamëz, bllokon prishjen e murit rrethues tek banesa e tij: Kam mik Ramën, s’pyes…!

Punonjësi i IKMT Altin Çeta saboton projektin e Rakip Sulit në Kamëz, bllokon prishjen e murit rrethues tek banesa e tij: Kam mik Ramën, s’pyes…!

Një punonjës i KMT, vartës i Dallëndyshe Bicit, ka sfiduar kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, duke bllokuar dhe devijuar projektin për rehabilitimin e lagjeve në zonën e njohur si “Trekatëshet” në Kamëz.

Bëhet fjalë për Altin Çetën, nga Skrapari, me banim në Rrugën “Pashko Vasa” në Kamëz.

Në këtë rrugë, në zbatim të projektit të bashkisë, janë shembur muret rrethuese për të gjitha banesat e tjera, por jo avllitë e banesës së Çetës dhe disa të afërmve të tij.

Edhe pse të gjitha banesat ndodhen në dy anët e rrugës, projekti po zbatohet vetëm për disa banesa, duke u shembur avillitë, një shëmti estetike që shqiptarët duket se nuk e kanë të lehtë të heqin dorë.

Altin Çeta dhe të afërmit e tyre kanë ushtruar presion mbi inxhinierët, duke u thënë se ai ka lidhje të forta dhe miqësi me Edi Ramën, ndaj avllia e banesës së tij nuk do të shembet si të tjerat.

Por, ka dyshime edhe për mundësinë e bashkëpunimit të Çetës me segmente të Bashkisë Kamëz, për ta favorizuar, me qëllim që mos të shembet muri i tij i paligjshëm.

Në fakt Çeta është thjeshtë një vartës i Dallëndyshes së IKMT-së, por që përdor funksionin pyblik për të bllokuar projektin e Bashkisë së Kamzës, për interes privat.

Nga ana tjetër, të gjitha avllitë, një shëmti e prapambetur estetike, janë bërë pa leje.

Jo vetëm kaq, por skraparlinjtë e inatosur, mashtrojnë banorët e tjerë që kanë pranuar t’u shemben muret, duke pretenduar se kanë hapur gjyq me Bashkinë e Kamzës.

Nga ana tjetër, Rakip Suli gënjen banorët, duke mos i pritur për të diskutuar këtë çështje. Meqenëse nuk do ta kandidojë më Rama, Suli duket se është fokusuar në mbylljen e pazareve që ka nisur.

Ftojmë Bashkinë e Kamzës të mos operojë me dy standarde, por të zbatojë ligjin dhe projektin njëlloj si për të gjithë banorët e rrugës Pashko Vasa në Kamëz.

Ftojmë Bashkinë e Kamzës të mos shkelë ligjin përballë presioneve verbale, ndryshe kjo çështje do të jetë objekt i një investigimi më të thellë dhe me pasoja penale./Vijon…