Në konferencën e parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria e ka bërë të gjithë punën që të jetë anëtare e BE. Diplimatja amerikane ka theksuar se Shqipëria duhet të jetë aleate e SHBA dhe jo problem.
“Ne duam që miqtë tanë partnerët tanë të jenë të fortë. E kam thënë më herët që ne duam që Shqipëria të jetë një partner dhe jo një problem. Ju duhet ta udhëhiqni luftën. Ne shpesh flasim për rolin e SHBA dhe shpesh kur flas me njerëzit rreth e qark dëgjoj njerëzit që thonë vetëm ju mund ta bëni por unë dua t’u them se ju duhet ta bëni.
SHBA do jenë me ju në çdo hap të rrugës dhe çdo hap do të jetë i vështirë dhe ne do të jemi me ju. Ndonjëherë do tu shtyjmë ndonjëherë do të lodheni, po për këtë arsye janë miqtë ne do jemi bashkë ku është çasti ku ju mund të qëndroni mund të ngriheni në një nivel tjetër. Ju jeni anëtar i Natos jeni në prag të BE. Ju do të jeni shtet anëtar i BE. Shqipëria ka bërë të gjithë punën që të jetë anëtare e BE. Ju do jeni një ditë anëtar i BE.
Tani që nga 1 janari ju jeni anëtar të këshillit të sigurimit të OKB që është trupi më i rëndësishëm në botë, qëndroni ngjitur me SHBA, Rusinë, Kinën. Ju jeni lider me ne dhe vendosni për çështje të rëndësishme. Ambasadori juaj në SHBA është një yll. Shqipëria ka peshë e vlerë, jeni në një nivel tjetër ka ardhur koha të merrni vendime për të shkuar në një nivel tjetër. S’mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshme,.
Edhe SHBA ka korrupsion por kemi edhe ligje. Kemi një kontekst shoqëror që e bën të turpërueshme që vendi të përfshihet në korrupsion. Është e turpshme që dikush të shmangë ligjin. Kemi sistem ligjesh. Më e rëndësishme ne kemi qytetarë që janë të arsimuar. 30 vite një brez i plotë. Le t’i japim fund korrupsionit. Do ketë kohëra kur mund të rrëzohemi por do ta ngremë njëri tjetrin. Shqipëria do të ecë përpara dhe SHBA do të ecë përpara me ju”, tha Kim.
Kim gjatë fjalës së saj tha se salla e mbushur plot, nënkupton se qeveria dhe Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.