osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pulëbardhat bezdisëse, thirren në ndihmë fajkojtë (Video)

Pulëbardhat bezdisëse, thirren në ndihmë fajkojtë (Video)

Prej vitesh, turistët që shijojnë panoramën piktoreske në Ocean City, në New Jersey, përballen me disa vizitorë jo shumë të mirëpritur; pulëbardhat që shpesh u grabisin edhe drekën.

“Nuk është aspak e këndshme të detyrohesh të ruash edhe ushqimin. Por duhet ta bësh sepse ka gjithnjë një zog atje, të gatshëm për të ta rrëmbyer”, shprehet dikush.

Por, duket se e gjithë kjo po ndryshon falë Ozit, Sejxhit, Henkut, Gabrielës, OC dhe Blekberrit, gjashtë fajkonjve që i bëjnë sytë katër në kërkim të pulëbardhave mistrece.Grupi i grabitqarëve patrullon tani mbi Ocean City, ditë e natë, në kuadër të një iniciative për të trembur pulëbardhat e bezdisshme.

Ocean City, rreth 200 km në jug të Nju Jorkut, pret rreth 150 mijë pushues çdo verë. Ata vijnë këtu për plazhet, pamjen e Oqeanit Atlantik, baret e panumërta dhe stendat e akulloreve. Por janë me mijëra pulëbardhat që i ndjekin dhe rregullisht, u rrëmbejnë çfarë të munden, ndonjë patate të skuqur, ndonjë copë kek apo dicka tjetër, që turistët e painformuar mbajnë në duar, shpesh duke bërë të qajnë edhe fëmijët…

Autoritetet lokale vendosën të ndërhyjnë, dhe ngarkuan një grup rritësish të fajkojve, që më shumë përdoren për të mbrojtur aeroportet, fermat dhe fushat e grumbullimit të mbeturinave nga zogjtë, për të marrë situatën në dorë. Edhe pse grabitqarët mund ti mbysin lehtësisht pulëbardhat, ata janë trajnuar të mos e bëjnë këtë.