osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pula që bënte vezë të arta”/ Fabula mahnitëse për lakminë, nga La Fonten

“Pula që bënte vezë të arta”/ Fabula mahnitëse për lakminë, nga La Fonten

Nëse dëshironi të kuptoni situata të ndryshme të realitetit të sotëm, mjafton të lexoni La Fontenin (Frëngjisht: Jean de la Fontaine)…

Pula që bënte vezë të arta, një fabul e jashtëzakonshme…

Një fshatar gjeti një ditë në kotecin e pulave një vezë të artë. Mendoi se nuk e ka parë mirë dhe u afrua më shumë, e mori në dorë…

“Është vërtet e artë”, – tha në kulmin e gëzimit, “ar i vërtetë”.

Mori vezën e çmuar, me shumë kujdes, dhe e çoi në shtëpi. Dhe gruaja mbeti tepër e çuditur, pastaj e lumtur i tha të shoqit:

“Jemi të pasur, kemi një pulë që na bën vezë të arta, nuk jemi më të detyruar të punojmë”.

“Të presim njëherë, të sigurohemi”, – tha i shoqi, – “mund të jetë vetëm një rast. Nuk e dimë akoma nëse kemi vërtet një pulë që na bën vezë të arta, apo kjo vezë na ra nga qielli”.

Ditën e nesërme plot ankth e i emocionuar fshatari hyri në kotec.

Veza e artë ishte atje, e burri mori frymë i lehtësuar.

“Është e vërtetë”, – i thirri burri gruas duke dalë me vrap nga koteci.

“Kemi një pulë që bën vezë të arta, duhet të zbulojmë cila nga pulat tona bën vezët e arta, kështu ta ndajmë nga të tjerat dhe ta ushqejmë më mirë”.

Ruajtën gjatë kotecin dhe zbuluan se cila ishte pula e çmuar, pastaj ndërtuan një kotec më të madh e më të bukur dhe e mbyllën aty vetëm që të bënte vezët e arta.

Nuk patën më nevojë të punojnë dhe u bënë të pasur.

Por, dora-dorës që pasuroheshin dhe ferma e tyre zmadhohej, pa pasur nevojë që ata të punonin, të dy filluan të thonin:

“Përse duhet të presim vetëm një vezë në ditë. Sigurisht një vezë në ditë nuk është dhe aq shumë! Sikur të bënte të paktën dy!”

“Sipas meje”, – tha një ditë fshatari, “kjo pulë ka një grumbull të madh vezësh të arta në barkun e saj dhe ne presim këtu vetëm një vezë të vogël të artë në ditë, ndërkohë që mund të bëhemi shumë të pasur në një moment të vetëm”.

Me këtë mendim në kokë, theri pulën që bënte vezët e arta, por pa që brenda ishte njëlloj si gjithë pulat e tjera. Kështu nga lakmia e pasurisë, humbi dhe mundësinë të merrte atë që kishte marrë deri në atë ditë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj nëse ju pëlqeu! /Konica.al