Mafia politike dhe prokurorët që kanë frikë krimin hidhen në sulm kundër Arta Markut, prokurorët kusht skandaloz, nuk marrin në dorë dosjet e krimit pa marrë garanci se do të kalojnë Vetingun, përleshje dhe kapje për flokësh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Kanë nisur lëvizjet dhe përgatitjet për një puç brenda prokurorisë. Fronti i krimit dhe korrpsionit në politikë, kryesuar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Lulzim Basha, së bashku me një çetë prokurorësh që kanë frikë të marrin në dorë dosjen e Shullazit, kanë nisur lëvizjet për arrestimin e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Fronti i së keqes, nga njëra anë akuzon Arta Markun se po liron nga burgu Shullazin, ndërsa nga ana tjetër ka marrë në mbrotje grupin e prokurorëve frikacakë, të cilët nuk pranuan të merrnin në dorë dosjen e Shullazit. Mafia politike, me anë të Petrit Vasilit dhe Emond Spahos kanë bërë një kallzim penal për Arta Markun, nga ana tjetër, tre prokurorë nga grupi i prokurorëve rebelë, po përgatisin edhe ata një kallëzim penal.
Pas këtij rebelimi qëndron Monika Kryemadhi, e cila ka frikë se Arta Marku mund të nisë një hetim ndaj saj për pasuri të paligjshme, pastrim parash, mashtrim me pasuritë, korrupsion, trafiqe, shantazh etj. Këtë frikë Monika Kryemadhi e ka shprehur publikisht, teksa i ka bërë thirrje Arta Markut të ketë kujdes. “Pse çfarë do më bëj mua ajo, do më fusi në burg? Ky është gabimi i Ramës dhe e ka përdorur si një kamxhik politik. Arta Marku ka bërë shumë gjëra, kemi rezerva ndaj saj, nuk mund të hyj drejtpërdrejt, por prokurorja duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj ndërhyrjeve politike, ose nga segmente të caktuar të Partisë Socialiste. Kjo nuk ka lidhje me indimidimi”.
Situata në prokurori ka degraduar. As në Kolumbi dhe Meksikë nuk ka ndodhur që prokurorët të përleshen për t’i ikur një dosje. Aq më tepër që dosjen nuk do ta marrë përsipër një prokuror, por një grup prokurorësh, që do të thotë se si rreziku, ashtu edhe përgjegjësia nuk mbi mbi një person. Grupi i prokurorëve rebelë i kanë vënë një tjetër damkë trupi shtetit shqiptar, duke u dhënë nje mesazh të fortë dekurajuas të gjithë qytetarëve të zakonshëm. Kështu u rebelua edhe Dritan Gina, burri i Rovena Gashit, i cili nuk lëshonte zyrën, sikur ta kishte pronë private. Rovena Gashi është shkarkuar nga Vetingut për pasuri të paligjshme, ndëra të të njëjtin fat e pret edhe Dritan Ginën, pasi pasurinë e kanë deklaruar sëbashku./Pamfleti