Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhapen, të ndihmuar nga era, e cila është parashikuar të jetë e fortë të shtunën, por në mes të një situate të vështirë, gjithmonë ka pak vend për humanizëm.
E tillë është treguar gazetarja greke Marina Demertzian gjatë një raportimi live.
Ajo po raportonte mbi situatën e zjarreve në Pefki të Greqisë dhe në një moment vuri re një kotele brenda një shtëpie që po digjej dhe hyri mes flakeve per ta shpetuar.