Djali i presidentit Joe Biden, Hunter Biden pretendon se rusët i kanë vjedhur një tjetër laptop për ta përdorur për shantazh teska ai ndodhej nën efektin e drogës në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2018.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Hunter humbi gjithsej tre kompjuterë, i pari i braktisur në një dyqan në Delaware dhe i dyti i kapur nga agjentët federalë.
Dyshohet se të dy laptopët përmbajnë informacione të ndjeshme për Presidentin Joe Biden dhe fotografitë, videot dhe komunikimet e turpshme të djalit të tij Hunter.
Ndërkohë laptopi i tretë pretendohet të jetë marrë nga tregtarët rusë të drogës pasi u ndanë me Hunter në Vegas, sipas një prostitute në një bisedë të kapur nga kamerat.
Pasi filmoi veten gjatë marrëdhënies seksuale me një protitutë, Hunter e la kameran të rrotullohet teksa ai tregoi një kamionçinë në Vegas, në të cilën, ai kaloi 18 ditë duke shkuar nga një suitë në tjetrën, ndërsa vlera për një natë shkonte afërsisht 10 mijë dollarë.
“Ata kanë videot e mia. Kanë video të miat duke kryer marrëdhënie, kupton”- shprehet ai.
Ndërsa në një moment tjetër prostituta e pyet nëse shqetësohet se tregtarët rusë do ta shantazhojnë dhe ai thotë: “Po, në një farë mënyre po”.
Në video Hunter dhe gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shihen se po përgatisin një sasi droge për ta konsumuar më pas.
Gjithsesi, nuk përjashtohen pretendimet e Hunter, se agjencitë e huaja të inteligjencës e kanë parë atë si një mundësi për të zbuluar më shumë rreth të atit, Joe Biden.