Indeksi i Pasaportave Henley është renditja origjinale e të gjitha pasaportave në botë sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të kenë pa vizë paraprake.
Renditja bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ruan bazën e të dhënave më të mëdha dhe më të sakta në botë të informacionit të udhëtimit, dhe përmirësuar nga kërkimet e vazhdueshme nga Departamenti i Kërkimeve Henley & Partners.
Së fundmi Indeksi i Pasaportave Henley ka përpiluar një listë të pasaportave më të fuqishme për vitin 2021. Pasaporta Shqiptare renditet në vend të 52 në listë me 114 destinacione që përfshijnë lëvizje të lirë pa viza.
Këto janë 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2021:
Japonia me 191 destinacione
Singapori me 190 destinacione
Gjermania dhe Korea e Jugut me 189 destinacione secila
Finlanda, Italia, Luksenburgu dhe Spanja me 188 destinacione secila
Austria dhe Danimarka me 187 destinacione secila
Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia me 186 destinacione secila
Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA me 185 destinacione secila
Australia, Republika Çeke, Greqia dhe Malta me 184 destinacione secila
Kanadaja me 183 destinacione
Hungaria me 182 destinacione