Është publikuar biseda e përfaqësuesve të Juventusit për pagesën sekrete ndaj Cristiano Ronaldos.
Më herët u raportua se bardhezinjtë kanë lidhur një marrëveshje private me sulmuesin, duke firmosur një dokument sipas të cilit Juve është i detyruar t’i paguajë portugezit rreth 20 milionë euro edhe nëse ai do të largohej drejt Manchester United. Kjo shumë nuk ishte përfshirë në pasqyrat financiare të klubit.
La Stampa bëri publike një bisedë telefonike mes avokatit të Juventusit, Cesare Gabasio dhe drejtorit të klubit Federico Cherubini.
“Marrëveshja sekrete me Ronaldon nuk duhet të zbulohet, sepse nëse kjo ndodh, ata do të na kapin për fyt, do të sulmojnë auditorët dhe gjithçka. Dhe atëherë do të duhet të bëjmë një transaksion fiktiv”, tha Cherubini në një bisedë me Gabasio.
Rreth 30 milionë euro ka të ngjarë të jenë zhdukur nga llogaritë e klubit, duke çuar në një ndryshim në pasqyrat financiare të Juventusit dhe të ardhurat neto nga transfertat.
Cristiano Ronaldo luajti për Juventusin nga viti 2018 deri në vitin 2021.