osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Publikohen detajet e reja për skandalin më të fundit diplomatik të korrupsionit në PE

Publikohen detajet e reja për skandalin më të fundit diplomatik të korrupsionit në PE

Ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri mendohet se është truri i rrjetit që dyshohet se financohej nga Katari. Ai u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u dërgua në Prokurorinë belge për tu marrë në pyetje. Gjithashtu u vendosën në pranga gruaja dhe vajza e tij, për të cilat u lëshua një urdhër arresti evropian dhe u ekzekutua në provincën e Bergamos.

Sipas mediave belge, Le Soir dhe Knack, hetuesit i gjetën rreth 600.000 euro kesh Panzerit. Një urdhër-arresti evropian për gruan dhe vajzën e 67 vjeçarit u ekzekutua në provincën e Bergamos.

Sipas hetuesve belgë, Panzeri është “dirigjenti i orkestrës” dhe u jepte udhëzime eurodeputetëve të tjerë. Ndërsa eurodeputetja dhe një nga nënkryetaret e PD, Eva Kaili akuzohet si figura qendrore në skandalin e korrupsionit.

Anëtari i partisë italiane “Articolo Uno”, që shkëput nga Partia Demokratike në vitin 2017, ishte një eurodeputet për 15 vjet.

Në veçanti, nga viti 2004 deri në vitin 2019 ishte anëtar i Parlamentit Evropian për Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Në vitin 2017, Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg urdhëroi Panzerin t’i kthejë 83.764 euro Parlamentit Evropian.

Vendimi erdhi pas një hetimi të nisur në vitin 2009 nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për shkelje të rregullave për rimbursimin e shpenzimeve të eurodeputetëve.

Ndërkohë ish-deputeti deklaroi në vitin 2019 në Doha se Katari ishte kthyer në një pikë referimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht kishte treguar se ishte në rrugën e duhur.