osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Psikopat i degjeneruar, monstër”/ Publikohet VIDEO që Monika Kryemadhi nuk do të donte ta shihte sot, dëgjoni çfarë thotë për Sali Berishën

“Psikopat i degjeneruar, monstër”/ Publikohet VIDEO që Monika Kryemadhi nuk do të donte ta shihte sot, dëgjoni çfarë thotë për Sali Berishën

Sali Berisha zyrtarizoi sot koalicionin e tij me LSI-në, i cili mban emrin ‘Shtëpia e lirisë’. Ata do të marrin pjesë bashkë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Mirëpo raporti mes kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka qenë gjithmonë kaq i lumtur sikurse paraqitet në ditët e sotme. Dikur përplasjet mes tyre kanë qenë të forta edhe pse paqen e ka vendosur vetëm etja për pushtet.

Për të ilustruar këtë do të mjaftonte një deklaratë e viteve më parë e Monika Kryemadhit ku me një fjalor të “pasur”, i numëronte Berishës krimet dhe justifikonte akuzat për pasuri marramendëse.

“U bënë disa muaj që Sali Berisha ka vënë tellallin e vetë gazetën “Rilindja Demokratike”, që të sajojë dhe të përhapë shpifje nga më monstruozet për personin tim.

Sot unë vendosa ta hedh në gjyq gazetën “RD” dhe të mos i ndahem deri ditën kur të kem marrë dëmshpërblimin për të gjitha shpifjeve ndaj meje.

Mirëpo kjo nuk mjafton prandaj sot unë dua gjithashtu t’i drejtohem Sali Berishës, psikopatit që mundohet prej dhjetë vjet të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë e bëj personalisht si nënë e dy fëmijëve të fëmijëve të vegjël dhe jo si bashkëshorte e kryeministrit të Shqipërisë.

Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha.

Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi.

Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm”, shprehej asaj kohe Monika Kryemadhi.