osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse tradhëtojnë politikanët

Pse tradhëtojnë politikanët

Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhtarëve seksuale, është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksuale në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit.

Ndërsa tradhtarët seksuale janë më të qartë në zgjedhjet e tyre. Ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre “zyrtare”. Për ta, tradhtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet. Në shumë raste, për të qetësuar ndërgjegjjen, meshkujt bëhen më xhentilë dhe të ngrohtë me partneren pas një tradhtie. Një fenomen i përhapur rëndomë, ose më saktë i publikuar shpesh kohët e fundit është edhe tradhëtia e politikanëve. Duket sikur ka rënë “epidemi” që të publikohen foto apo video të politikanëve në moment intime. Po çfarë po ndodh realisht me to? Nga e ka orgjinën? Edhe pse arsyet për tradhëti janë shumë komplekëse, ne po rendisim disa arsye pse tradhëtojnë ata:

“Veshja e kostumit”

Para se të marrin një status të tillë, mundësitë për të pasur një marrdhënie me femrat kanë qenë të njëjta sat ë meshkujve të tjerë, ose ndoshta dhe më të pakta. Duke “veshur kostumin” ata janë të etur për femra, dhe duke qenë se tashmë “kostumi” i bënë joshës, pse të mos frkuentohen me femra të reja dhe të bukura? Ky fakt i ngazëllen dhe i eksiton, i bënë më të etur dhe i krijon vetbesim, në këtë mënyrë ata mbushin refuzimet që kanë pasur nga femrat, apo dëshirat për të pasur pranë femrat më të bukura. Tashmë ata janë zoterinj dhe xhentilmena, kanë cilësitë më të mira .

Pushteti, armë joshëse

Një nga faktorët kryesorë vjen nga pushteti, i cili sjell të ardhura por dhe një imazh më autoritar dhe publik. Femrat tundohen dhe tërhiqen më tepër nga meshkujt që kanë këto karakteristika. Më parë ata kanë qenë meshkuj që për të joshur femrat duhet të përdornin dhe disa teknika të karakterit të tyre që ndodh dhe me njerëzit e tjerë, por këto “teknika”, nuk funksionojnë me të gjitha femrat. Sigurisht që preferencat mbeten të ndryshme, atje krijohet një “lojë” për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një “flirt”, i cili mund të kthehet në një marrdhënie. Pushteti ka fuqi, dhe femrave i pëlqejnë meshkujt e fuqishëm, një përqindje e madhe e tyre preferojnë “të nënshtrohen” nën fuqinë e pushtetit që zotërohet nga meshkujt. Kur kjo është një mjet të cilët këta meshkuj e zotërojnë, atëherë pse të mos e përdorin, ose më saktë vetë pushteti ia ofron, apo “sharmi” që i mbështjell këta meshkuj.

Të ardhurat

Nuk po flasim për dilemën legjendare para-dashuri, po flasim për mënyrën e jetesës, e cila nga çdokush preferohet të jetë lluksoze. Pushtetarët janë një mënyrë e lehtë për të krijuar kushte për një jetesë të tillë. Ato ofrojnë “ndihmesë”, me dhurata të ndryshme duke joshur femra të reja, që ëndërrojnë një jetesë të tillë, apo minimalen dhurata të shtrenjta.

Fotot / videot, rishikimi i momenteve intime

Folëm për skandale mediatike, për publikim fotosh e videosh të polltikanëve të ndryshëm shqiptare, që së fundmi kanë ardhur si “tornado” në vëmendjen e njerëzve. Ajo që të bën përshtypje është dhe fakti pse ata bëjnë foto? Nëse aludojmë hipoteza të ndryshme sigurisht që nuk do kemi një rezultat të vetëm. Ndoshta këto foto nuk janë shkrepur nga ata. Por edhe nëse kjo gjë ka ndodhur, në të dyja rastet fotot apo videot janë një mënyrë për ta “tensionuar” situatën, duke bërë një lojë eksitimi që shton emocionin.

Thyerja e rregullave

Të qenit gjatë gjithë kohës serioz, duke u kujdesur që të përçosh imazhin e një njeriu model, e një familjari shembull, e një politikani me ideale bëhet monotone dhe e lodhshme. Të dalurit jashtë kësaj kornize, duke u bërë pak” djalë i keq” sjell argëtim dhe i çliron streset e ditës.

Paaftësia për të thënë ‘Jo’
Nëse do t’u jepet rasti të takojnë një femër joshëse, thjesht e kanë të vështirë të thonë ‘Jo’.
E bëjnë për të ushqyer egon
Tradhtia është gjë e shkëlqyeshme për ngritjen e egos së meshkujve.
Në mënyrë që të përshtaten me shoqërinë
Nëse në qarqet shoqërore të tij apo në punë është gjë e zakonshme tradhtia, nën presionin e kolektivit në ndonjë udhëtim zyrtar atë do të mund ta bënte edhe ai si sjellje të pranueshme.
Dashnoren e konsideron si simbol statusi
Të kesh dashnore për disa meshkuj thjesht është imponuese.
Që t’i rikujtohet se si është të bësh dashuri me ndonjë tjetër
Meshkujt të cilët janë të martuar të rinj apo kanë pak përvojë seksuale dëshirojnë që të mësojnë se çka kanë mundur të bënin para martesës.
E di se do të ketë sukses dhe do të tërhiqet
Tashmë ka tradhtuar të dashurën dhe nuk është hetuar. Me siguri tradhtinë do ta përsërisë.
E do stilin e tillë të jetës
Thjesht, e do stilin e tillë të jetës. Kënaqet kur ka shumë femra, kur i bën xheloze. Për të kjo është vetëm një lojë.
Është dashuruar
Disa tradhtojnë sepse thjesht sërish janë dashuruar. Mbase afera ka lindur si miqësi e sinqertë.
Që të mësojë se a është akoma joshës
Meshkujt tradhtojnë edhe për t’u bindur për seksualitetin e tyre dhe për të qenë të sigurt që akoma janë tërheqës.

Rregullat e arta

A duhet pranuar tradhtia? Në këtë pike ka disa teori të ndryshme, por shumë prej studiuesve këshillojnë që të kyçni gojën edhe përballë provave të vërteta. Sinqeriteti i tepërt mund të shkaktojë tek partneri ndjenjën e zhgënjimit dhe urrejtjes, por edhe të shkatërrojë lidhjen. Nëse rrëfeheni edhe në detajet më të vogla, mund të lini tek bashkëshorti apo bashkëshortja idenë se aventura nuk ishte vetëm një tundim i rastësishëm, por një histori e vërtetë. Por nëse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjë rrugëzgjidhje tjetër, ekzistojnë ende disa këshilla të mira për të dalë nga situata. Tradhëtia mund të gjenerojë dy tipa krejt të ndryshme reagimesh: zhgënjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kënaqësie psikologjike dhe seksuale.

Në përgjithësi, të gjithë të tradhëtuarit ndjejnë të njëjtën nevojë të pashmangshme për të folur për tradhëtinë e pësuar. Pjesa më e madhe e tyre është e bindur se është në dijeni të gjithçkaje, si për të rënduar pozitën e partnerit, por edhe për t’u siguruar se ai është ende i denjë për besim. Ata përpiqen që të kuptojnë se çfarë i ka shtyrë partnerët në tundim, por edhe pse kjo dëshirë kthehet në një fiksim, nuk arrijnë të marrin shumë përgjigje. Tradhëtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bejnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhëtari. Studimet tregojnë se pothuaj të gjithë tradhëtarët që zbulohen, përpiqen që të mos shkatërrojnë lidhjen e tyre të rregullt.

Dhe në 76 për qind të rasteve ia arrijnë këtij qëllimi. Për të rifituar besimin e partnerit do të jetë tepër e vështirë, por megjithatë nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Në radhë të parë duhet braktisur lidhja e fshehtë dhe më pas duhet t’u përgjigjeni me diplomaci shumë pyetjeve të partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalët tuaja mund të ngjallin dyshime dhe prandaj duhet të sillni prova për ato që thoni dhe të përsërisni të njëjtat shpjegime disa herë. Përgjigjet tuaja do të shkaktojnë dhimbje tek partneri. Përpiquni që të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhet dhe kjo do ta bëjë atë të ndjehet më mirë.

Dhe në fund, bindni veten dhe mbi të gjitha partnerin se nuk do të hidheni më në aventura, apo të paktën që do të rrëfeni tundimet më përpara se të bini preh e tyre. Në këtë mënyrë do të tregoni se besnikëria juaj është një rrjedhojë e dashurisë dhe jo e zakonit apo e bashkëjetesës. Një këshillë e fundit do të thotë: mos e fajësoni partnerin për sjelljen tuaj. Nëse vërtet doni të vazhdoni lidhjen, nuk duhet të tërhiqeni edhe përballë ftohtësisë, sharjeve apo urrejtjes që mund të merrni. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thojini partnerit që të bëjë të njëjtën gjë. Tradhëtia e dyshuar apo e zbuluar mund të sjellë shumë dëme për jetën në çift. Në shumë raste është shkaku kryesor i divorceve, por nëse dini të kërkoni falje dhe mirëkuptimin e partnerit, mund të shërbejë edhe si një provë që forcon më tepër raportin.

Tundimi i një nate

Më shumë se gjysma e tradhëtarëve nuk është e dashuruar me partneren e fshehtë, ndërsa rreth 92 për qind e tyre e cilësojnë nevojën për një lidhje jashtë çiftit si seksuale. Por nëse nuk ka dashuri në mes perse ndjehet gjithnjë dëshira për të vazhduar tradhëtinë? Sipas psikologëve ka tre arsye të forta për të ndjekur këtë rrugë të “mëkatit”: nevoja për të provuar sensacione të reja, për të dalë nga gjendja e zakonshme dhe e mërzitshme; kënaqësia për të qenë i dëshiruar nga të tjerët, ndoshta sepse na pëlqen gjithnjë të provojmë sa tërheqës jemi. Në këtë arsye mund të përfshihet edhe rasti i mungesës së ngrohtësisë nga partneri apo në rastin e atyre që kalojnë të 40-at dhe ndjejnë dëshirën për t’i dëshmuar vetes se janë ende të rinj dhe tërheqës. Dhe se fundi, për mosplotësimin e dëshirës seksuale. Meshkujt mund të ankohen për raporte seksuale të rralla, ndërsa femrat për mungesë kompetence dhe fantazie të partnerëve të tyre.

Tradhëtia sjell dëshirën për hakmarrje

Tradhëtia krijon në të shumtën e rasteve një traume emocionale, humbje të besimit në vetvete, përmbysje të vizionit për dashurinë dhe jetën, dhimbje dhe fyerje për veten. Të paktë janë ato persona të tradhëtuar që ndjehen fajtore për mungesën e besnikërisë. Në vend të urrejtjes dhe dëshirës për hakmarrje, ata pushtohen nga zhgënjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetëm 7 për qind e të intervistuarve tradhëtojnë partnerët në shenjë hakmarrjeje. Në momentin që pranohet tradhëtia, në 40 për qind të rasteve është vetë shkaktari i saj që tenton të mbledhë copat e lidhjes. Një sjellje e tille është mjaft e logjikshme, për shkak se pothuaj në të gjitha rastet nuk tradhëtohet partneri për ta zëvendësuar, por për kënaqësinë e të resë. Në 76 për qind të rasteve, marrëdhëniet në çift mbijetojnë edhe pas zbulimit të tradhëtisë. Partneri pranon zhgënjimin me frikën se ndarja do të kishte pasoja më të rënda se një aventurë e shkurtër.

A mund të zbulohet tradhëtia

Studimet zbulojnë një panoramë tradhëtarësh të qete me ndërgjegjien e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhëtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhëtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në dedektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhëtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhëtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinë e fshehtë.

Shape
Popullariteti i web- faqes Ashley Madison ka tronditur botën në muajin e kaluar, mirëpo shkencëtarët besojnë, se janë vetëm dy arsye kryesore pse njerëzit tradhtojnë.
Dy shkaqet kryesore që shtyjnë një person të tradhtojë, janë mërzia dhe nevoja për mbështetje emocionale, shkruan Daily Mail.
Sipas Profesorit Pepper Schwartz, arsyeja kryesore që dërgon njerëzit drejt tradhëtisë është pakënaqësia me jetën e tyre seksuale. “Shpesh njerëzit janë në kërkim të një çështje, por ata duan të përfitojnë nga takimet flirtuese në ndonjë konferencë apo vend të punës, ” tha ai.
Shumica e grave që kanë përdorur web-faqen Ashley Madison, janë deklaruar se kanë qenë të pakënaqura nga partnerët e tyre. Ato nuk dëshironin divorc, por vetëm eksitim.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për njerëzit që janë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre. “Njerëzit e kësaj kategorie nuk duan të ndahen për arsye të ndryshme, si fëmijët, të hollat, emri, por që kanë nevojë për diçka që i forcon emocionalisht, ” tha Schwartz.
Lumturia luan një rol të rëndësishëm në lidhjen mes një gruaje dhe një burri dhe gjasat për të tradhtuar lindin aty ku martesa ose lidhjet nuk ecin si duhet, kur njëri nga partneren ndihet vetëm.
Burrat kanë tendencë më të madhe për të tradhtuar kur gjenden në një udhëtim për punë, ndërsa gratë mashtrojnë nëse e kanë ‘shtënë në dorë’ një njeri më superior, ndërsa partneri, burri, mbetet ai që paguan faturat.
Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se nëse ju nuk jeni të hapur në martesë, ose në lidhje, nëse ka një dozë të vogël të turpit dhe të mosbesimit në lidhjen tuaj, atëherë martesa ose lidhja juaj është larg nga të qenit një lidhje e vërtetë intime.