osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse sot jam me Berishën, të tradhtuarin nga “pjella” e tij

Pse sot jam me Berishën, të tradhtuarin nga “pjella” e tij

Nga Kimete Berisha

E kam zanat, librat nuk i mbaj në vitrinë, por i mbaj të shpërndara gjithkah nëpër banesë, aty ku i shoh, dhe më bëjnë të ndjej se edhe kur jam vetëm, nuk jam vetëm, por jam me gjithë ata vetmitarë.

Para vetes, mbi një anësore të bardhë, qe sa muaj e mbaj librin ‘Mbi miqësinë’ të Cicero. Në faqen e fundit po shkruan se e kam lexuar më 11.08.2007, në Durrës.

Nëse nuk do ta kisha shkruar datën kur e kam lexuar, nuk do ta kisha ditur kurrë. Dhe kjo më duket e dhimbshme, sepse e shoh se si e paskam ‘harruar’ veten, pahetueshëm.

Në libër, Cicero (si Katoni) vuan për mikun që e ka humbur, dhe na e mëson Ligjin e Miqësisë.

Mbi të gjitha, më ka lënë përshtypje ky konstatim i Ciceros: ‘Në rrjedhën e shekujve mezi kujtohen tre apo katër çifte miqsh’!

Me Ciceron nuk pajtohem që thotë se t’ia heqësh jetës dashurinë, është njësoj sikur t’ia heqësh diellin tokës. Jo. Sepse edhe urrejtja e mban zjarrin ndezur!

Unë mendoj se s’ka gëzim më të madh sesa ta kesh një mik. (Se kush ka shumë miq, ose kush është mik i gjithkujt-nuk është mik i askujt).

Kur je fëmijë dhe i ri, për çdo gjë që të ndodh, si lajm i mirë, si i keq, nëse i me blerë një palë këpucë, të parën e thirr nanën t’i tregosh. Por nanën nuk mund ta kesh shoqe, e kupton një ditë, sepse nana të qorton, ose të do veç të lumtur, kur t’i s’mund të jesh e lumtur!

Prandaj, patjetër të duhet një mik. Që kur e ke mirë-gëzohet edhe ai për ty. Kur gabon-të kupton. Kur të gjithë largohen nga ti-ai rri me ty.

Miku është dhurata më e madhe, sepse gati-gati s’ka miq.

Askush nuk është mik i askujt. Ka vetëm dyshime dhe shtirje. Shtirje se duhemi mes vete.

Çdo gjë është e rrejshme-përveç rrena që është e vërtetë.

Unë e kam pasur një mik, që ma ka mësuar zanatin e shkrimit, zanatin e atdhedashurisë; ma ka mësuar Ligjin e Miqësisë, më ka mësuar të jem shoqe e mirë.

E kam provuar çfarë do të thotë ta kesh një shok të vërtetë, që ta do të mirën dhe që i dhimbsesh, që ia do të mirën dhe të dhimbset veç pse ekziston, pra thjesht të dhimbset.

Dashuria e vërtetë është dhimbje, prandaj krejt ikin prej saj sapo e kuptojnë se nuk është veç kënaqësi.

Dhe një ditë prej ditëve, erdhi furtuna. Duhej të largoheshim nga puna. Edhe pas luftës (në vitin 2000), si sot, kishte kërcënime. Kërcënimi që e mbaj mend në tel fiks ishte ‘Kam me ta .. nanën Ty dhe…’!

Miku im na mblodhi të gjithë neve nxënësit e tij. Tha: Unë po largohem. A është dikush që do t’më bëj shoqëri?

Të gjithë e ulën kokën. Unë u çova në këmbë, thashë: Po, dhe u nisa kah dera, pa e kthyer kokën prapa!

Isha e re, s’kisha pare, veç atë shok e kisha edhe ai mbeti pa punë, s’kisha kah t’ia mbaj, plus isha krenare, mendjen e madhe, as sot nuk pranoj të qahem e të ankohem.

Askush përveç tij, nuk e dinte se po vuaja. Tri vjet pastaj kam qenë e pa punë, e mbyllur në shtëpi, vetëm me këta vetmitarët e librave. Dhe paradoksi ish ky-sa më pak që ke pare, aq më shumë trashesh, kur dola nga izolimi dhe e gjeta një punë të re, një vit mezi e kam kthy belin!

Por, e kisha mikun tim, me të cilin vuajtja ishte më e lehtë, ishte bile vuajtje krijuese: ai mundohej të më ngushëllonte mua-unë atë dhe kështu shpëtuam të dytë!

Por, ai vdiq një ditë. Dhe kur e humb një mik të madh, ndjen se e ke humbur rrugën!

Nuk ke më kujt t’i japësh myzhde për asgjë, se askush nuk gëzohet me loçkë të zemrës për ty; nuk ke kujt t’ia tregosh gabimin, se të gjithë i gëzon dështimi yt.

Dhe jeton pa miq. Mësohesh. Sepse nuk ke kohë tash prej fillimit ta gjesh një mik tjetër dhe të bëhesh mike e tij!

Ndërkohë që bindesha se nëse do të rilindesha përsëri, do të bëhesha super egoiste, sepse të jesh vetjake është një gjendje që aspak nuk e njoh!

Por, ende pa u pjekur mirë kjo bindja ime, krejt papritur e kam rigjetur një mik të ri, që kur në jetën time bie shi, ai bëhet diell!

Unë jam romantike dhe ma ngroh shpirtin veç besnikëria (në të mirë dhe në të keq).

Rrëqethem sa herë më kujtohet tregimi për ata dy shokët e burgut: – Ishin dy shokë në burg. Njëri kishte burg më pak se tjetri. Atyre u shkonte shumë muhabeti. Kur erdhi dita të lirohet njëri nga burgu, u përshëndet dhe doli matanë kah dhoma e burgut, dhe te grilat vazhdoi muhabetin me shokun e tij.

P.S. Unë jam sot me Sali Berishën, sepse;

– S’ka rëndësi a është ‘i mirë apo i keq’ (të gjithë janë të kqij), por është i jashtëzakonshëm;

– Sali Berisha nuk është braktisur nga ata që e kanë krijuar, por është braktisur nga ata që ky i ka krijuar, prandaj krejt ky fat është dramatik.

Ta kujton frazë latine: Et Tu, Brute?

– Jashtë politikës, si karakter, Sali Berisha u ngrit edhe sot në këmbë, dhe i vetëm, i ekskomunikuar, i përjashtuar dhe i lënë, shkoi në Parlament.

Duhet t’i kesh dy zemra për ta bërë këtë;

– Sali Berisha konsiderohet ‘fajtor, derisa të vërtetohet pafajësia e tij’, kjo ta kujton Jul Cezarin!

– Dhe e bën fatin e tij të jashtëakonshëm dhe gati mitologjik!

– Sali Berisha është i befasuar nga guximi i Lulzim Bashës.

Lulzim Basha kurrë s’ka guxuar, por kur ka guxuar, ka guxuar përnjëherë.

Si ai qeni që nuk ka hëngër m.t 40 ditë, dhe pastaj i ka hëngër 40 m.t. përnjëherë.

– Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

– Lulzim Basha është vonë për të ‘shpëtuar’;

– Edhe kur ka vendosur të ‘nxjerret nga situata’, e ka zgjedhur metodën më të ndyrë, metodën e tradhtisë dhe përjashtimit;

– Për ta shpëtuar veten, Lulzim Basha do të duhej të dorëhiqej vet!

Vetëm kështu do t’ia kthente të mirën me të mirë Sali Berishës, i cili ia duroi dhe ia fali gjithë atë paaftësi, me bindjen se njeriun e pazot mund ta kontrollosh, e ti bëhesh Zot.

– Lulzim Basha, u bë i zoti veç një herë në jetë, duke e vrarë të zotin e tij!

Nuk u pëlqen shqiptarëve ky fund i tregimit.

Prandaj, në politikë Lulzim Basha nuk ka ardhmëri.

Kur e tradhton njeriun që e krijoi, a lë njeri ky pa tradhtuar!

Nuk i besohet Lulzim Bashës. Ky është problemi i tij më i ri;

– Tash sheh gazetarë e politikanë shqiptarë, të shkrirë nga lezeti me ‘fundin’ e Sali Berishës, dhe bash kjo nirvanë u pengon ta shohin të vërtetën!

Sali Berisha sot po duket se s’ka nevojë për askënd (përveç për shpirtin e tij) për të mbetur gjallë.

Dhe kjo mua më motivon.

– Lulzim Basha, duke e përjashtuar Berishën, e ka bërë simpatik dhe e ka ringjallur mëshirën e shqiptarëve për të.

Nëse nuk do ta kishte përjashtuar nga partia, papritur dhe vrazhdtë (krye n’vete, pa e pyetur askënd në parti), nuk do të kisha ndjerë keqardhje për vetminë e Sali Berishës!

– Unë sot jam me Sali Berishën. Jo se e konsideroj viktimë, nuk e shoh si viktimë.

Por sepse e lakmoj dashurinë e tij gjigande për veten dhe për jetën.

– Të isha dje aty në Kuvend, edhe sikur të isha deputete e PS, do të ulesha pranë tij.