“Kaq ishte, e hëngrëm…”. Këto ishin fjalët e fundit të pilotit në avionin rus, i cili u rrëzua më 11 shkurt, dhe si pasojë humbën jetën 71 pasagjerët që ndodheshin në bord.
Regjistrimet audio në avionin “Saratov Airlines Flight 703”, përmbajnë një bisedë midis kapitenit Valery Gubanov dhe pilotit tjetër Sergei Gambaryan.
Sipas transkriptimeve të bisedës të publikuara nga RBC, Gubanov i ka thënë bashkëpunëtorit të tij të fitonte lartësi në vend që të shihte mundësinë për të ulur avionin dhe kanë debatuar para tragjedisë.
“Unë e kuptoj se ti doje … por në vend të kësaj po shkon poshtë”, dëgjohet t’i thotë Gubanov.
“Pse shkon poshtë? Ku? Lartësi! Lartësi! Lartësi! Shpejt ” i ka thënë ai.
Në fund dëgjohet: “Ja kjo ishte ne e hëngrëm, f *****”.
Pas ekzaminimit të kutisë së zezë dhe audios që ishte regjistruar, po vijojnë ende hetimet për ngjarjen.
(BalkanWeb)