Të paktën 18 persona, përfshi tre fëmijë, humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në Ukrainë. Në bord ishte edhe ministri i Brendshëm, Denys Monastyrsky, i cili ndërroi jetë po ashtu
Nga James Waterhouse, BBC
Kjo është një skenë shkatërruese- për Kievin dhe vendin në tërësi, në sfondin e një pushtimi në vazhdim.
Mësuam se ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky është në mesin e të vrarëve nga rrëzimi i helikopterit.
Ai ishte një figurë e shquar në kabinetin e presidentit Zelensky. E shihnim shpesh në ngjarje të mëdha, mjerisht si kjo, në mbarë vendin.
Mënyra për të lëvizur për zyrtarët, VIP-at dhe ekipet e emergjencës është me helikopter në lartësi të ulët për të shmangur raketat e armikut.
Kjo është një ditë e mjegullt. Ai do të kishte fluturuar në lartësi të ulët- por ne nuk e dimë shkakun në këtë fazë. Dhe në kohë luftë, nuk është e dobishme të spekulosh.
Kjo është një goditje shkatërruese për Kievin, të humbasësh një figurë kaq të shquar të qeverisë ukrainase në këtë fazë të luftës.