1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Pse Rama paska hequr dorë nga “vjedhja” e programit të Berishës?

Pse Rama paska hequr dorë nga “vjedhja” e programit të Berishës?

Mero Baze
Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më të mirë për Festivalin e Gjirokastrës. Ky i Mirditës ishte më i famshëm për tekste patetike, kurse ky i Lezhës për ndërthurjen e patriotizmit me komunizmin. Dhe të dy tregonin legjenda se si kishin tentuar t’u vidhnin këngët.

Një ditë, ky rapsodi i Lezhës po u tregonte miqve të vet se, ndërsa po ecte rrugëve të Rrëshenit, ndjeu se dikush po i hiqte dosjen nga sqetulla dhe ai nxori pistoletën dhe ja drejtoi në ballë. Ishte ai që mendonte: rivali i Mirditës.

Një prej pjesëtarëve në bisedë, që bënte humor me delirin e dy rapsodëve, i tha me qetësi:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, mo burrë, se kështu e kishte të sigurtë humbjen në Festival.

Mu kujtua kjo histori, që tregohej me shumë humor në ato vite, kur dëgjova që Berisha e nisi fjalimin për programin me lavdërimin se ishte aq i mirë, sa donte ta vidhte dhe PS-ja, por nuk dihet pse hoqi dorë.

Në fakt, programi i Berishës, përveçse nuk ka lidhje me të qenit program, pasi është një menu premtimesh të së majtës ekstreme, është një përmbushës dëshirash të çdo njeriu për çfarëdo gjë që të kërkojë, dhe si i tillë ai shkruhet rast pas rasti.

E mbani mend atë skenën me tatimin mbi dividendin? Mblodhi biznesmenët dhe iu tha: do ta bëjmë 10 për qind.

– Po ne 8 për qind e kemi, – i tha biznesmeni që kishte në krah.

– Ashtu? Atëherë do ta heqim, do ta studiojmë.

Kështu që në këtë pikë, ai është i pakopjueshëm, pasi është program që zhvillohet dita-ditës duke dëgjuar dëshira njerëzish. E vetmja gjë serioze ishte Ministria e Familjes, dhe aty mund të vërë djalin, ose nusen e djalit ministre, që ta legjitimojë natyrën e pushtetit të tij.

Arsyeja pse Edi Rama hoqi dorë nga “kopjimi” i këtij programi ka shumë ngjashmëri me atë anekdotën që tregohet mes dy rapsodëve. Në këtë rast, LaCivita duhet të ngrihej dhe t’i thoshte Berishës:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, zoti Berisha, se e kishte humbjen të sigurtë.