osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse po hetohen nga SPAK gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno?

Pse po hetohen nga SPAK gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno?

Prokuroria e Posaçme njoftoi caktimin e 21 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale, pa dhënë detaje të tjera. Mes personave në hetim edhe një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe dy gazetarë.

Nga Edmond Hoxhaj

Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno u fotografuan pasditen e së hënës teksa hynë në godinën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë dhe dolën gati një orë më vonë me dokumente në duar.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj dy gazetarëve si dhe masa më të rënda sigurie ndaj 19 personave të tjerë, mes të cilëve anëtarë të një organizate kriminale, një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe një avokat.

SPAK nuk sqaroi arsyet e hetimit ndaj dy gazetarëve dhe personave të tjerë, ndërsa deklaroi se të dhënat do t’i publikojë të martën.

“Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme,” tha SPAK në njoftim.

Gazetarët Hoxha dhe Qyno nuk ishin të arritshëm për koment. Përfaqësuesi ligjor i Qynos, Dorian Matlija tha se nuk mund të komentonte, pasi nuk ishte njohur ende me vendimin e caktimit të masës së sigurisë.

Gjatë dy viteve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë disa operacione kundër krimit të organizuar mbi bazën e një sasie të madhe komunikimesh të siguruara nga deshifrimi i aplikacionit Sky ECC.

SPAK bëri me dije se edhe operacioni i fundit ishte ndërmarrë në kuadër të një hetimi të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare dhe se ishte mbështetir nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.