Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, ku ka kërkuar referendum, ka reaguar analisti Frrok Çupi i cili e shikon propozimin e Presidentit si një gjë aspak të papritur.
“Meta është betuar se deri në fund do të krijojë gjëra për ta penguar me çdo kusht reformën në drejtësi, pra drejtësinë që do të vij. Meta ka një qëllim, ta shtyjë sa më shumë për ta lënë vendin pa drejtësi dhe ta shtyjë sa më tepër ditën që do të japë llogari. Do ta zhveshë këtë popull nga institucionet.
Ai po tenton ta thërrasë popullin në ndihmë të vet. Domethënë nëse ky vetë ka kryer krime ka bërë gafa ka rrënuar shtetit ka rrënuar drejtësinë ekonominë po thërret popullim të shpëtojë Ilir Metën. Ilir Meta është betuar në këtë kushtetutë dhe e ka pranuar postin në këtë kushtetutë dhe tani thotë që kjo kushtetutë nuk vlen. Është një leckë që duhet flakur. Atëherë nëse e ka pranuar postin dhe Presidencën mbi bazën e kësaj Kushtetute, atëherë duhet t’i qëndrojë asaj. Ndryshe degradimi prej kësaj Kushtetute është tradhti”, është shprehur Çupi.