osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse PD është hedhur në betejë përfundimtare kundër stabilitetit në Shqipëri dhe pse Moska, Beogradi e Athina i kanë sytë nga Basha-Berisha?!

Pse PD është hedhur në betejë përfundimtare kundër stabilitetit në Shqipëri dhe pse Moska, Beogradi e Athina i kanë sytë nga Basha-Berisha?!

Nga Spartak Ngjela

Rikrijimi i Arbërisë se Re po duket se është fenomeni real që po spikat në Ballkanin Perëndimor.

Dy janë shtetet shqiptarë në epiqendër të këtij fenomeni: Shqipëria dhe Kosova. Por në këtë qerthull historik spikat se është futur edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia e Veriut, dhe po pritet që sipas radhës të fillojë të spikasë edhe çështja e Çamërisë.

Në fakt kjo hije fenomenale ka krijuar realisht frikë te të gjitha forcat historike antishqiptare, që nga Beogradi e deri në Moskë.

l.

Sot, në lidhje me fenomenin ballkanik panshqiptar, po spikat qartë arsyeja pse është ngritur tensioni në Beograd në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën. Po ashtu edhe arsyeja pse korrupsioni i lartë i Partisë Demokratike është hedhur në betejë përfundimtare kundër stabilitetit në Shqipëri.

Në Beograd dhe në Moskë po i shqetëson gjithnjë e më tepër fakti se, të trembur nga fenomeni i Arbërisë së Re, duke dashur të marrin Kosovën, serbët mund të humbasin territore deri në Nish.

Brenda këtij fenomeni të ri panshqiptar në Ballkanin Perëndimor, serbët ka shumë mundësi që të shkojnë deri te konturet e Pashallekut të Serbisë të Shekullit të XV- të, një principatë e vogël kjo, të cilën, në 200 vjet, e ngriti me shtim territorial kundër shqiptarëve Porta e Lartë dhe Rusia.

Sigurisht, fakti që shqiptarët nuk u asimiluan dot nga serbët dhe nuk u shfarosën me genocid as nga ata dhe as nga grekët, janë kthyer sot në epiqendër të Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht këtu, të kjo forcë e re, qëndron frika e Beogradit dhe e Moskës, sepse 8 milion shqiptarët që jetojnë në këtë zonë janë sot epiqendra e politikës amerikane këtu, dhe mund të krijojnë realisht rikrijimin e Arbërisë së Re me disa shtete shqiptarë.

Në fakt këtë ardhje të mundshme historike e kanë pas parashikuar disa kryeministra serbë: edhe Pashiç kështu ka pas menduar kur kërkonte asimilim apo dëbim të shqiptarëve drejt Turqinë, madje, po njëlloj edhe Rankoviçi gjatë shtetit komunist të federatës jugosllave.

Gjithë armiqësia serbe dhe greke kundër shqiptarëve, e cila ka shkuar deri në genocid, një frikë e ringjalljes së Shqipërisë si Arbëri e Re ka qenë.

Por sot kjo frikë është bërë konkrete, sepse procesi i rikrijimit të Arbërisë së Re, në fakt, po kuptohet qartë sa ka filluar.

ll.

Pikërisht këtu vjen dhe spikat me akt kundër, edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë. Po cila është kundërshtia që parqet korrupsioni aktual shqiptar?

Brenda konceptit të Arbërisë së Re, politika amerikane, pasi dha ndihmesën thelbësorë në krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës, filloi implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Reforma amerikane për drejtësi shqiptare është në fakt hapi kryesor dhe vendimtar ku duhet të fillojë realisht procesi i Arbërisë së Re.

Kjo reformë, në fakt, në thelbin e saj është implementimi ligjor ku duhet të mbështetet një purgo reale e të gjithë korrupsionit shtetëror shqiptar. Pikërisht mundësia e kësaj purgoje ka krijuar sot frikën dhe shqetësimin e të gjithë të korruptuarve shqiptarë që kanë drejtuar vendin në qeverisjen e 15 vjetëve të fundit.

Prandaj këta janë hedhur ndërkaq në aktin e destabilizimit të Shqipërisë, si shpresë për të shpëtuar me mbijetesë, duke shkatërruar Shqipërinë.

Sigurisht që ky është një akt ultrabanditesk, por në fakt është brenda natyrës që mban me vete psikologjia e një krimi shtetëror.

lll.

Çfarë përmban si kuptim vetë Reforma në Drejtësi, të cilën e ka paraqitur në Shqipëri Politika amerikane?

Fenomeni i ri panshqiptar që ka nisur në Ballkanin Perëndimor nuk mund ta pranojë brenda vetes fluksin politik të korruptuar, as në Tiranë dhe as në Prishtinë. Prandaj e gjithë klasa politike shqiptare e ka të pamundur që të qëndrojë në politikën e re shqiptare, e cila duhet t’i kthehet administrimit ligjor dhe një partneriteti real me Perëndimin.

Por reforma në fillim ka nisur në Shqipëri, dhe pasi të përfundojë këtu, sigurisht që po njëlloj ajo do të shkojë edhe në Kosovë.

Kjo është sak arsyeja pse korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, tani është i trembur nga Reforma në Drejtësi, dhe prandaj është dhe i çoroditur.

Këta të korruptuar mendojnë se mund të shpëtojnë duke destabilizuar Shqipërinë dhe të sabotojnë Arbërinë e Re, edhe pse realisht nuk e shohin dot këtë, sepse nuk e dëshirojnë. Gjithsesi ata e kuptojnë që ribashkimi i Shqipërisë ka trembur Beogradin dhe Moskën dhe kjo mendojnë se mund t’i çojë në partnership atishqiptar.

Nga Beogradi dhe nga Moska po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë, kërkesë kjo që realisht është edhe në motivin e vetë korrupsionit të lartë shqiptar.

Por a mund ta bëjnë dot destabilizimin e Shqipërisë të korruptuarit e lartë shtetërorë të saj?

Deri tani, asgjë nuk kanë bërë dot, sepse shqiptarët nuk po iu përgjigjën ish deputetëve që kanë lënë mandatet e deputetit për të bërë revolucion në destabilizimin e Shqipërisë.

Por gjithsesi kjo shpresë e Beogradit dhe e Moskës që po kërkon të mbështetet te korrupsioni i lartë shqiptar për të destabilizuar Shqipërinë, edhe pse deri tani nuk ka treguar asnjë lloj force, ka ngritur tensionin në Uashington. Prandaj kuptohet qartë që pikërisht për këtë arsye, të martën që vjen, në datën 9 prill, pritet të vijë në Tiranë Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Palmer. Dhe sigurisht që, duke e ditur motivin e opozitës shqiptare, nga pozicioni i forcës, ky do të shuajë çdo protestë të mundshme dhunuese të rendit kushtetues në Shqipëri.

Por, në të njëjtën kohë, pritet që ky zyrëtar i lartë ta godasë si antidemokratike veprimin e opozitës që hoqi dorë nga mandatet e deputetit. Në anën tjetër ai do t’i japë hapësirë reale pranimit të Parlamentit të plotësuar aktual, i cili duhet të vijojë me shpejtësi Reformë në Drejtësi.

Zyrëtari amerikan pritet të kërkojë nga Parlamenti aktual shpejtimin real të Reformës në Drejtësi.