osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!

Nga BESI BEKTESHI

Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës Bardh Spahija, në miratimin e buxhetit të fundit për Shkodrën vazhdoi refrenin e Voltanës mediatikisht “fantastik dhe dramatik” me Shkodrën e persekutuar nga regjimi i qeverisë së Ramës!

Megjithëse ka si nën sundimin e Voltanës dhe tani nën sundimin e Bardhit bashkia e Shkodrës i shkon firma dhe vula lumë, sepse këshilli bashkiak socialist mbyll sytë dhe voton – ai refren i “armikut socialist” në Tiranë vazhdon!

Kryetari në detyrë i bashkisë “Demokratike” të Shkodrës po tregonte barcoletat me vite që Bashkia e Shkodrës merr me herë më pak se bashkitë e tjera! Po bie fjala 7 herë më pak se ajo e Korçës! Me vite pra! Po po, qeveria dhe buxheti i saj në bashkinë e Shkdorës “ishte 7 herë më i vogël” se ai i bashkisë së Korçës!

Pastaj barcoleta vazhdon me pesë herë më pak se Bashkia e Rroskovecit dhe Rrogozhinës etj etj! Socialistët rrinë e dëgjojnë Bardhin e Demokracisë në delirin tashmë të shëmtuar të persekutimit të

Shkodrës nga komunistat dhe me Këshillin bashkiak “komunist” domethënë socialist, që dëgjojnë pallavra orë e minut dhe firmosin për hatër sikundër thonë ata – të Shkodrës. Dakort por..?! Por fillova të bëj dhe unë “të marrin” dhe besoj Bardhin mbas Voltanës! Thashë me vete nuk ka mundësi të kenë të dy “trumën me gominë të çarë” dhe delir deri në atë pikë, sa të thonë në ditë aprovimi buxheti se Korça merr 7 herë me tepër se sa ne!

Realisht po të jetë se në buxhet Korça të kishte jo 7 herë, por “dy lek” më tepër se Shkodra, do të ishte një keqdashësi e Ramës dhe qeverisë e cila mbush realisht buxhetet e pushteteve vendore. I mbush, sepse aty është thesi i madh ku dalin dhe pagat e bashkive ose punonjësve të tyre! Pra dhe paga e Bardhit demokratik!

E shikoj pra, se buxheti i Shkodrës ose bashkisë së Bardhit, u aprovua dhe është 3.2 miliard lek! Mu dukën pak, por thashë kushedi sa do të ketë Korça! Futem dhe gjej buxhetin e bashkisë së Sotiraq Files dhe shikoj se është pak mbi 2 miliard lek! Ska mundësi thashë me vete, sëpaku duhet të ishte dyfish me Shkodrën, sepse është “bashki socialiste”! Jo, aq ishte dhe kishte firmosur File! E bukura ishte se Sotiraq File dhe bashkia e Korçës ishin nën zotimin dhe angazhimin që pjesa më e madhe e buxhetit ose 56% do të vinte si mbledhja e taksave vendore në Korçë!

Kurse Bashkia e Shkodrës nga 3.2 miliardët e saj që i kishte si buxhet, vetëm 876 milion do të siguroheshin (kishin në mend) nga taksat vendore! Pra i binte që mos të plotësonin as pagat e tyre! Administrata e Bashkisë së Shkodrës ishte 430 veta dhe fryhet përditë me kontrata dhe si total me drejtori, shërbime dhe kulturë janë 1048 persona!

Vura re bilancet dhe sasinë e pagave dhe më doli llogaria se bashkia e Shkodrës nuk nxjerr as gjysmën e pagave të saj! Korça kishte 378 veta në njësitë e saj dhe jo vetëm nxjerr pagat, por dhe investime! Po thosha me vete! Po mirë Shkodra është qytet barcoletash, por pse ka vite e vite që barcoleta tregojnë vetëm ata që nuk dinë të bëjnë me qesh! Pse nuk të krijojnë një “grim” besim se punojnë ose se flasin seriozisht dhe sinqerisht – xhanëm! Që nuk largohen nga “armiku i klasës” dhe nga armiku socialist në qeveri apo kuvend, apo demokraci apo ku të doni ju? Si dreqin bën vaki një marrëzi e tillë?

Kaq shumë tregojnë barcoleta sa kanë arritur ti besojnë dhe vetë! Po pra po, të besojnë se Rrogozhina ka buxhet më shumës e Shkodra dhe projekte nga Rama më shumë se Shkodra, sepse – Shkodrën e urrejnë komunistat e Tiranës! Në kohë të një kryetari tjetër ose Haxhit thoshin – Bashkia e Shkodrës merr sa bashkia e Orikumit sepse aq na jep komunisti Fatos Nano!

Urraaaa të gjithë në sallën e këshillit bashkiak që ishte plot me demokratë dhe pak socialistë që rrinin urtë atëhere, kurse sot vendosin firmën me symbyllur ( ose pothuaj symbyllur) për Voltanën dhe Bardhin! Por një pyetje del vetvetiu! Po pse i ja marrin pagat e tyre Bardhi dhe administrata e Bardhit, apo “antikomunistët” e bashkisë së Shkodrës? Pse kur “armiqtë” e Shkodrës e “diskriminojnë atë” me buxhete “7 herë më pak se Korça” Bardhi dhe të “tij’të” pagat ja marrin?

Pse nuk i thonë qeverisë – jo nuk i duam as pagat, kur nuk na jepni lek për projekte dhe për buxhete, por na jepnin 7 herë më pak se Korça dhe se Rrogozhina e Këlcyra!? Nuk i duam as rrogat që na jepni sepse nuk e doni Shkodrën dhe ne nuk duam rrogat tuaja!! Pse nuk e bëjnë këtë gjë? Një herë të vetme të dilnin përpara qytetarëve të Shkodrës dhe tju thoshin: shkodranë ne administrata e Bashkisë së Shkodrës refuzojmë të marrin pagat tona dhe që na takojnë, sepse qeveria “komuniste” na ka dhënë buxhet 7 herë më pak se Korça!

Ne nuk i duam paratë e tyre! Pse nuk e bëjnë? Nuk është e vështirë për ta kuptuar! Ata nuk e bëjnë se administrimi i tyre për Shkodrën është barcoletë! Ata marrin lek se tregojnë barcoleta! Janë të vetmit në Shqipëri që paguhen si humoristë barcoletistë? Kanë shkatërruar estradën e Shkodrës dhe e kanë zëvëndësuar vetë atë por në mënyrë perfide dhe përfituese.